Newcastle do ta mbajë Demba Ban

Newcastle nuk ka ndërmend të lejojë largimin nga klubi të sulmuesit në formë Demba Ba, pas spekulimeve se të interesuarit mund ta transferojmë për rreth 10 milionë funte gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Mirëpo, sipas Daily Mail, 26 vjeçari është i lumtur në klub pas gjysmë viti të karrierës së tij me skuadrën e Alan Pardew, kurse edhe kryesia e Newcastles mbetet e qetë rreth tij.
Reprezentuesi senegalez thuhej se në kontratën e tij me klubin ka dëmshpërblim prej 10 milionë funtesh, që mund të aktivizohet nga ky muaj.