Irak, policia kërkon falje për veprimet gjatë regjimit
Policia irakiane, tërësisht e reformuar që nga pushtimi amerikan i vitit 2003, ka kërkuar sot falje për veprimet e kryera gjatë sundimit të diktatorit Sadam Hysein.
“Forcat e sigurisë në ministrinë e brendshme kërkojnë falje për veprimet e tyre gjatë regjimit të kaluar”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga ministria.
Në deklaratë më tej thuhet se policët ishin të detyruar që të bënin veprime që nuk hynin në detyrimet e tyre të punës.
Kjo falje përkon me 90-të vjetorin e krijimit të policisë së Irakut.