E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzon të konvertohet në mysliman, s’ka martesë

Refuzon të konvertohet në fenë myslimane për t’u martuar me të fejuarën e tij marokene.

Kjo është historia e një gazetari francez, i cili ka zgjedhur të “braktisë” të fejuarën e tij, për shkak se i kërkuan të konvertohej në mysliman për t’u martuar me të.

Historia e pazakontë ka ndodhur në zemër të Francës, pikërisht në Paris.

Çifti është paraqitur pranë zyrave të celebrimit për të vënë zyrtarisht kurorë, por autoritetet, përpos kërkesave të rastit, i thanë gazetarit Frederic Gilbert se për t’u martuar me shtetasen marokene duhet të konvertohej në mysliman.

Për ta bërë këtë, zyra e celebrimit i ka këshilluar atij marrjen e një vërtetimi nga konsullata marokene në Francë, ku të vërtetohej se ai ishte konvertuar në fenë islame.

“Refuzova të konvertohem, sepse kjo kërkesë është kundër shpirtit dhe lirive themelore që garanton Republika e Francës”, deklaroi për mediat franceze gazetari Frederic Gilbert.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›