Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës Nermin Niksic zhvillon të mërkurën një vizitë zyrtare në Shqipëri
Me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës, zoti Nermin Niksic, do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.
Kryeministri Berisha do të mikpresë pasdite Kryeministrin Niksic në kryeministri dhe pas ceremonialit të pritjes, nën kryesimin e dy kryeministrave do të zhvillohen bisedimet dypalëshe.
Në përfundim të bisedimeve, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Niksic do të japin një prononcim për mediat.
29/01/2013