Negociatat për presidentin e ri, Berisha takon aleatët

Kryeministri Berisha ka mbledhur sot krerët e partive të mazhorancës për të diskutuar në lidhje me përzgjedhjen e një kandidati për postin e kreut të shtetit.
Në takimin i cili zhvillohet në kryesinë e Kuvendit marrin pjesë, kreu i LSI-së Ilir Meta, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Më herët, kryeministri Berisha se do të diskutojë me aleatë në lidhje me përzgjedhjen e një kandidati nga tre fusha, nga politika, drejtësia dhe diplomacia.
Ndërkohë, pas takimit me aleatët, kryeministri Berisha dhe njëherësh edhe kreu i PD-së do të mbledhë edhe kryesinë e partisë për të diskutuar për kandidatin për kreun e shtetit.