Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci pretendon se ka fituar zgjedhjet

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci pretendon se ka fituar mbasi sondazhet treguan se partia e tij fitoi zgjedhjet e para parlamentare qe zhvilloi vendi qe nga shpallja e pavaresise.
Sipas sondazheve Partia Demokratike e Kosoves ka fituar 31 te votave dhe ish partnerja e tij e koalicionit Lidhja Demokratike e Kosoves ka fituar 25. Rezultatet zyrtare pritet qe te shpallen sot.
Mjaft prej minoritetit serb te Kosoves bojkotuan zgjedhjet e djeshme. Nje serb nga qyteti i ndare i Mitrovices i tha Zerit te Amerikes se keto zgjedhje u organizuan nga nje shtet i cili nuk ekziston.
Kosova shpalli pavaresine nga Serbia ne vitin 2008. Beogradi refuzon te njohe pavaresine e Kosoves. Shqiptaret perbejne shumicen ne Kosove dhe tensionet mes serbeve jane vazhdimisht te larta.