E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës ngushëllon familjen Sulejmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes Sulejmani me rastin e vdekjes së profesorit, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

“E nderuara familje Sulejmani, me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar... Kontributi i tij për arsimimin e gjeneratave në Universitetin e Prishtinës, si dhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe në rritjen e këtij institucioni, do të çmohet dhe e respektohet nga të gjithë,” thuhet në telegram.

“Humbja e profesorit Sulejmani është një humbje jo vetëm për institucionet ku punoi, por edhe për albanologjinë në përgjithësi. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta,” shkruan kryeministri i Kosovës në telegram ngushëllimin dërguar sot familjes Sulejmani.

Fadil Sulejmani ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 73 vieçare. Varrim i tij bëhet sot në ora 15./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›