Papa Benedikti XVI jep dorëheqje

Papa Benedikti i XVI do të largohet nga drejtimi i Kishës Katolitike. Vetë Papa lajmëroi largimin gjatë një meshe përkujtimore për martirët e Otrantos.
Ai pritet të japë dorëheqje me 28 shkurt. Vetë Papa, në gjuhën latine lajmëroi largimin gjatë një meshe përkujtimore për martirët e Otrantos.
Lajmi më pas u konfirmua edhe nga Vatikani.
"Një rrufe në qiell të pastë”- me këto fjalë kardinali Angelo Sodano komentoi vendimin e Benediktit të XVI.
Vendimi duket se është justifikuar me “mungesën e forcave” dhe problemet e tij shëndetësore, duke shtuar se ky vendim u mor për të mirën e Kishës.
Kardinali Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) është Papa i 265-të. Ai u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 për të pasuar Papa Gjon Pali II./Indeksonline/