E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Republikës Çeke Petr NeČas do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri

Me ftesë të Kryeministrit Berisha, të hënën, datë 16 prill, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryeministri i Republikës Çeke Petr NeČas.

Kryeministri NeČas do të pritet nga Kryeministri Berisha, me një ceremoni zyrtare në kryeministri. Më pas, dy homologët do të zhvillojnë një takim tete a tete, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve, të kryesuara nga kryeministrat. Në përfundim të tyre, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri NeČas do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.


Gjithashtu në prani të dy kryeministrave,  në Sallën e Marrëveshjeve të Këshillit të Ministrave do të nënshkruhet Protokolli Marrëveshjes së ripranimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke.


Kryeministri Berisha do të shtrojë edhe një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit NeČas dhe delegacionit që e shoqëron.


Ne vijim, Kryeministri NeČas do të pritet në një takim, nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin Berisha, në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik çeko-shqiptar. Në prani të tyre do të firmoset edhe Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. 


Vizita e Kryeministrit NeČas është një kontribut i rëndësishëm në çuarjen më tej të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atyre ekonomike.


15/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›