Galliani i pakënaqur me përjashtimin e Ibras

Drejtuesit e Milanit janë të shqetësuar me përjashtimin e Zlatan Ibrahimoviç gjatë barazimit të mbrëmshëm ndaj Napolit.
Suedezi u përjashtua gjatë barazimit pa gola ndaj Napolit për shkak se i dha një shuplakë Salvatore Aronicas gjatë një incidenti pa top. Nëse kjo konsiderohet “gjest i dhunshëm”, Ibra mund të pezullohet për tre ndeshje.
“Po lexoj opinione katastrofike për këtë, por nuk ka pasur dhunë”, ka siguruar zëvendëspresidenti i Milanit.
“Prandaj, besoj se Ibrahimovic nuk do të marrë më shumë se dy ndeshje pezullim. Po ashtu kam vërejtur xhestin e Aronica ndaj Antonio Nocerino që filloi incidentin, por kjo nuk u pa”, ka shtuar Galliani.