Kryeministri i Shqipërise, Fatos Nano, zhvilloi sot një takim të veçantë me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjet politike, zotin Mark Grosman dhe delegacionin që e shoqëron

Kryeministri i Shqipërise, Fatos Nano, zhvilloi sot një takim të veçantë me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjet politike, zotin Mark Grosman dhe delegacionin që e shoqëron atë. Vizita e zotit Grosman në Tiranë është pjesë e një turi të tij në rajon dhe tema kryesore e të cilit është diskutimi me faktorë relevant të rajonit në lidhje me të ardhmen e Kosovës.
Në fillim të takimit Kryeministri Fatos Nano parashtroi vizionin e tij për Ballkanin duke theksuar se tashmë në rajonin tonë kemi një situatë cilësisht të re, pasi të gjitha qeveritë e vendeve janë të zgjedhura demokratikisht dhe pavarësisht nga diferencat, janë të gjithë të angazhuar në përballimin e një axhende të gjerë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në strukturat dhe institucionet euroatlantike.
"Tashmë,- theksoi ai- Shqipëria ka dëshmuar me fakte se ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të spikatur në definimin e kësaj axhende rajonale të integrimit. Ne asnjëherë nuk e keqpërdorëm potencialin etnik në rajon dhe kemi ditur që pa e ulur vëmendjen ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve kudo që të jenë, të japim ndihmesën tonë në krijimin e një klime të bashkëjetesës dhe forcimit të institucioneve demokratike. Ne e kemi vlerësuar veçanërisht rolin dhe praninë e Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë dhe mendojmë se zgjerimi i kësaj prezence edhe në fushën ekonomike, do të përshpejtojë proceset e ndërtimit të shoqërive demokratike tek ne. Ne jemi të kënaqur që tani diskutojmë, pas një luftë te pergjakshme, për forcimin e këtyre institucioneve edhe në Kosovë".
Kryeministri Nano shprehu bindjen se me axhendën e qartë që SHBA-të po paraqesin për të ardhmen e Kosovës, standartet e nevojshme demokratike, si pasojë e angazhimit të të gjithëve, do të përmbushen në afatet e parashikuara me qëllim që mbi këtë bazë të mund të diskutohet edhe për statusin e Kosovës. "Qeveria e Shqipërisë,- theksoi ai- do të vazhdojë të thellojë kontaktet dhe bashkëpunimin me të gjitha qeveritë e rajonit dhe veçanërisht me faktorin politik të Kosovës, për të përshpejtuar këto procese" .
Nga ana e tij Ndihmes Sekretari i Shtetit Grosman vleresoi lart rolin e Qeverise Shqiptare si nje faktor i rendesishem per konsolidimin e stabilitetit dhe te sigurise ne rajonin ballkanik. Ai i vleresoi si shume te mira marredheniet mes dy qeverive, vleresoi lart gjithashtu qendrimin e mbajtur nga Shqiperia ne perkrahje te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te botes se qyteteruar ne luften kunder terrorizmit dhe per vendosjen e demokracise. Ai shprehu bindjen se ky kontribut i spikatur i Qeverise shqiptare do te thellohet edhe ne permbushjen e axhendes integruese te Kosoves dhe te krejt rajonit ne strukturat euroatlantike.
Z.Grosman perseriti edhe nje here interesimin e veçante te SHBA-se per Ballkanin ne te cilin zhvillimet ne Kosove kane nje rendesi te veçante. Ai shprehu bindjen se e ardhmja e Kosoves do te varet nga implementimi sa me i shpejte i standarteve demokratike dhe ky eshte nje qendrim unik i gjithe faktoreve nderkombetare.
Nje vend te veçante ne bisede zuri trajtimi i marredhenieve mes dy vendeve tona dhe zgjerimi i dukshem i tyre ne fushen e investimeve te kompanive prestigjoze amerikane ne Shqiperi. Kjo u cilesua si nje afirmim konkret i imazhit rrenjesisht te permiresuar te Shqiperise dhe i ecurise se procesit te reformave ne vend.