E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Parlamentit Europian, Pat Cox, i ka dërguar Kryeministrit Fatos Nano një mesazh në të cilin vlerësohet takimi i zhvilluar midis dy autoriteteve në Tiranë, në muajin tetor, duke e

Presidenti i Parlamentit Europian, Pat Cox, i ka dërguar Kryeministrit Fatos Nano një mesazh në të cilin vlerësohet takimi i zhvilluar midis dy autoriteteve në Tiranë, në muajin tetor, duke e konsideruar atë si mjaft të vlefshëm. Gjithashtu z.Cox në këtë mesazh është shprehur edhe për procesin e fundit zgjedhor zhvilluar ne Shqipëri.

"Unë besoj se zgjedhjet të cilat u mbajtën disa ditë pas vizitës sime ishin një hap i mirëpritur përpara, për politikën dhe zhvillimet demokratike të Shqipërisë. Unë ju siguroj ju për mbështetjen e Parlamentit Europian, në proçesin e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian", thuhet në mesazhin që Presidenti i Parlamentit Europian, z.Cox, i dërgon Kryeministrit Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›