E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vazhdim të komunikimit insitucional dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet më të larta dhe insitucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kryeministri Fatos Nano ka marrë një

Në vazhdim të komunikimit insitucional dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet më të larta dhe insitucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell.

Në këtë mesazh, zoti Powell vlerëson raportin e Qeverisë Shqiptare për progresin e reformave që përfshijnë periudhën Janar-Tetor 2003 dhe angazhimin për reforma specifike për vitin 2004.

"Raporti është një përmbledhje impresionuese e veprimeve konkrete që Qeveria Shqiptare ka arritur gjatë 10 muajve të kaluar. Unë e vlerësoj angazhimin tuaj për të ratifikuar dhe forcuar më tej legjislacionin e nevojshëm mbi pronësinë, forcimin e veprimit të ligjit, hapat e ndërmarra kundër korrupsionin dhe ristrukturimin ushtarak në vitin e ardhshëm", shprehet z.Powell, në mesazhin e tij drejtuar Kryeministrit Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›