E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W.Bush, pas humbjes së jetës të 13 ushtarëve amerikanë në Irak, gjatë një sulmi

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W.Bush, pas humbjes së jetës të 13 ushtarëve amerikanë në Irak, gjatë një sulmi terrorist.

Në mesazhin që Kryeministri Nano i ka dërguar Presidentit Bush thuhet:

"I nderuar zoti President,

Mësova me trishtim lajmin për humbjen e jetës së 13 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit Tuaj, si pasojë e sulmit terrorist gjatë kryerjes së detyrës së tyre në Irak.

Në emër të Qeverisë Shqiptare dhe në emrin tim personal, ju shpreh Juve dhe familjeve të të rënëve, ngushëllimet më të sinqerta".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›