E Diel, 1 Nëntor 2026

Është zhvilluar sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Integrimin Europian, e kryesuar nga zv/Kryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian Znj. Ermelinda Meksi. NÃ

Është zhvilluar sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Integrimin Europian, e kryesuar nga zv/Kryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian Znj. Ermelinda Meksi.

Në këtë mbledhje u miratua qendrimi i palës shqiptarë në Raundin e Tretë zyrtar të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe në takimin e përbashkët konsultativ që do të zhvillohen në Shqipëri nga datat 5-7 Nëntor 2003.

Materiali i përgatitur për këto takime përmban katër dokumente të rëndësishme, të cilat përfaqësojnë pozicionin negociues të palës shqiptare, për kapitullin "Bujqësia dhe Peshkimi" dhe analizën mbi impaktin financiar në buxhet si rrjedhoje e liberalizimit të parashikuar; Protokollin eÇelikut dhe të Hekurit; Marrëveshjen e Ripranimit si dhe përgjigjet e pyetjeve për çështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.

Në kapitullin "Bujqësia dhe Peshkimi" u miratua varianti sipas të cilit arrihet një ekuiliber i drejtë ndërmjet angazhimeve liberalizuese dhe ruajtjes së prodhimit vendas, variant ky që do të përbëjë propozimin e palës shqiptare në negociata, i konsultuar paraprakisht me komunitetin e biznesit.

Një tjetër material, i miratuar nga Komiteti Ndërministror për Integrimin, ishte projektmarreveshja e Ripranimit, e cila do të diskutohet në negociatat që do të zhvillohen me datë 5 Nëntor në Tiranë. Në variantin e paraqitur nga pala komunitare janë paashikuar përfshirja e të gjitha vërejteve të ekspertëve shqiptarë, duke arritur që për pika të caktuara të projektmarrëveshjes të sigurohet një periudhe tranzitore prej 2 vjetësh për hyrjen në fuqi.

Më pas u kalua në diskutimin e materialeve që kanë të bëjnë me përgatitjet për takimin e Shtatë të grupit Konsultativ të Përbashkët BE-Shqipëri në 7 Nentor. Ky takim do të fokusohet kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me Demokracinë, Shtetin e së Drejtës, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Në këtë takim do të bëhet një vlerësim i përgjithshëm mbi të gjitha rekomandimet e dhëna në takimet e mëparshme që prekin arritjet dhe progresin në fushat e reformës të ndërmarra në kuadër të proçesit të Stabilizim Asociimit.

"Materiali i përgatitur është diskutuar me hollësi në tryeza pune sektoriale teknike që kam zhvilluar me të gjitha institucionet e përfshira duke rënë dakort për përmirësimet e duhura në të kryesisht përsa i përket prezantimit të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve,dhe menaxhimit të kufirit"- u shpreh zv/Kryeministrja.

Në përfundim të takimit, Zv/Kryeministrja Znj.Meksi vlerësoi përgatitjet e palës shqiptare për këtë raund negociatash dhe shprehu besimin se institucionet shqiptare do të arrijnë të prezantojnë bindshëm progresin e shënuar nga Shqipëria në kuadër të proçesit të Stabilizim-Asocimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›