Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, menjëherë pas takimit kanë komunikuar me shtypin në lidhje me çështjet e biseduara mes tyre. Kryeministri R
Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, menjëherë pas takimit kanë komunikuar me shtypin në lidhje me çështjet e biseduara mes tyre.
Kryeministri Rexhepi i uroi gjithashtu z.Nano mirëseardhjen në Kosovë. Ai u shpreh para medias se me kryeministrin Nano kishte biseduar një gamë të gjërë çështjesh me interes të përbashkët dypalëshe dhe rajonale.
"Eksloruam një gamë të madhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë, të raporteve shumë të natyrshëm që janë më të mirat në rajon edhe në aspektin politik edhe në atë të bashkëpunimit ekonomik, të integrimit të infrastrutkturës që, sidomos në energjitikë është një interes i posaçëm i dyanshëm dhe në këtë drejtim jemi duke punuar që të bëhet edhe lidhja me përçuesin 400 KW, për rregullatorë dhe shkëmbim të energjisë, por në të ardhmen edhe për eksport nëpërmjet tri trasmetuesve.
Po ashtu diskutuam edhe për rrugën që, ende nuk e kemi filluar por jemi duke përgatitur fizibilitetin, që t'i bashkangjitemi fillimit të rrugës Durrës-Prishtinë-Merdar. Sigurisht që ne do të përcjellim dinamikën dhe në kohën e duhur do ta bashkojmë këtë rrugë që na lidh edhe fizikisht. Përveç pikës doganore në Morinë është një kënaqësi që është krijuar një hapësirë më e madhe e shkëmbimit të mallrave dhe njerëzve. Kjo rrugë do të rijojë më shumë lehtësira dhe një lidhje edhe më të ngushtë dhe një qasje të Kosovës ne detin Adriatik. Ka shumë mundësi të bashkëpunimit të ngushtë. Ne kemi shfrytëzuar një nga ato dhe sigurisht që d t'i shfrytëzojmë edhe më tutje.
Në veçanti dua të uroj për rolin konstruktiv në Shqipërisë edhe në kuadër të inisiativave rajonale, ku gjithnjë ka dëshmuar pragmatizmin politik, por edhe përkrahjen dhe presisim që edhe në të ardhmen ne të jemi shembull të bashkëpunimit të ngushtë në rajon dhe përkrahjen për inisiativat rajonale ku Shqipëria gëzon një reputacion shumë pozitiv në të gjitha shtetet e Ballkanit. Në këtë drejtim do të na ndihmojë që Kosova të mos mbetet e izoluar por të jetë e hapur ndaj të gjithave", tha kryeministri Rexhepi.
Ndërsa Kryeministri Nano u shpreh se tashmë në Kosovë po krijohen mundësi për qeverinë e Shqipërisë dhe për sipërmarrës nga Shqipëria, që përshpejtojnë krijimin e infrastrukturave dhe institucioneve të bashkëpunimit rajonal edhe në këtë zonë të Ballkanit, duke hapur tregjet dhe duke zgjeruar hapësirat e shumëfishimit të vlerave në dobi reciproke.
"Unë ndjehem në Prishtinë po aq mirë sa në çdo kryeqytet dhe në kontakt me çdo homolog tjetër të qeverive të vendeve të rajonit apo më gjërë se kaq. Tashmë ju ftoj të gjithëve të mirëkuptojmë që edhe dy kryeministra që flasin shqip punojnë shumë mirë me njëri tjetrin dhe në dobi jo vetëm të popujve që përfaqësojmë por edhe në dëm të askujt tjetër.
Në këtë vizitë me të gjithë autoritet përfaqësuese të Kosovës, që nga z.Holkeri, Kryetari i Parlamentit, homologu Rexhepi dhe Presidenti Rugova, ne po krijojmë traditën dhe programin e shkëmbimit të eksperiencës demokratike në funksion të konsolidimit të institucioneve vetqeverisëse dhe të strukturimit të tregjeve të hapura dhe të unifikuara me standartet e Evropës dhe modelet europiane edhe në Ballkan. Edhe prania e shumë sipërmarrësve që shoqëron kontaktet tona e bën edhe më të sigurtë ecurinë edhe të Kosovës në drejtim të BE-së ashtu si Tirana apo Beogradi, Shkupi e tjerë entitete të rajonit.
Unë besoj se sot Kosova është më e përgatitur se kurrë për të përballuar me dinjitet, me sovranitet të gjitha negociatat e dialogut me të gjitha kryeqytetet e Ballkanit në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe me planin e operacionalizimit të standateve që do të sjellë fillimin e diskutimeve koherente për statusin e Kosovës. Do të takohemi më shpesh dhe do të edhe më shumë informacion pozitiv për median e shquar shqiptare në këtë zonë", tha Kryeministri Nano.