Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, ndodhet prej ditës së sotme në një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye te një delegacioni zyrtar, ku do të marrë pjesë nÃ
Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, ndodhet prej ditës së sotme në një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye te një delegacioni zyrtar, ku do të marrë pjesë në debatin e përgjthshëm të Sesionit të 59 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillojë punimet në New York.
Në seancën e ditës së martë Kryeministri Nano do të mbajë fjalën e rastit, në emër të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, z. Nano do të zhvillojë takime dypalëshe me kryetarë shtetesh dhe qeverish, që marrin pjesë në Sesionin e 59 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Një moment tjetër i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë Konferenca Ndërkombëtare për nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri, e cila zhvillohet në datën 23 shtator, në bashkëpunim me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ndihmëssekretarit të Departamentit të Tregëtisë të SHBA, William Lash. Në këtë Konferencë të rëndësishme do të marrin pjesë Presidentë të kompanive të njohura amerikane, Presidenti i Bankës Botërore, z. James Wolferson, Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff, etj.
Po ashtu, një pikë tjetër e rëndësishme në axhendën e Kryeministrit Nano, në përfundim të vizitës së tij në SHBA, është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Boston.