E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot në qytetin e Gjirokastrës në veprimtaritë e organizuara me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, i shoqëruar edhe nga Nënkryeta

Zëvendëskryeministri Namik Dokle mori pjesë sot në qytetin e Gjirokastrës në veprimtaritë e organizuara me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, i shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit, MakbuleÇeço, Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, deputetët Arta Dade, Petro Koçi dhe StefanÇipa, e të tjerë personalitete.Të pranishëm në këto festime ishin edhe drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të dëshmorëve, etj.

Fillimisht, zv-kryeministri ishte i pranishëm në festimet e nisura në sheshin e qytetit, ku autoritet pjesmarrëse, të shoqëruar nga banorët e Gjirokastrës, përshkruan rrugët e qytetit për të ndaluar tek lapidari i ngritur në përkujtim të të rënëve të Luftës në Gjirokastër. Në këtë lapidar u vendosën kurora me lule në emër të qeverisë, Kuvendit, autoriteteve vendore etj.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në festimet për 60 vjetorin e clirimit të Gjirokastrës, Zv/kryeministri Dokle asistoi edhe në improvizimin nga ana e forcave të ushtrisë së Divizionit të Gjirokastrës, të një atmosfere çlirimi të imagjinuar, që kujtonte clirimin e qytetit 60 vjet më parë, përmes të shtënave të armëve të shumta në qytet.

Më tej, zëvenskryeministri Dokle përshëndeti të pranishmit në një miting përkujtimor të organizuar në sheshin e qytetit. Në fjalën e tij, ai tha se sillte në këtë përkujtim të 60 vjetorit të clirimit të Gjirokastrës përshëndetjet e Kryeministrit të Shqipërisë, duke e quajtur këtë "një ditë të madhe, të vecantë dhe të shënuar në historinë e Gjirokastrës dhe gjithë Shqipërisë".

"Liria dhe pavarësia e Shqipërisë kanë qenë të shtrenjta për të gjithë shqiptarët, por për gjirokastritët kanë qenë një shenjë që nga kohët e lashta e në vazhdimësi, përgjatë hisorisë, ndaj gjithmonë gjirokastritët mbeten shembulli i luftës për liri e pavarësi", u shpreh zv/kryeministri.

Duke vlerësuar veprën e gjithë të rënëve, zv/kryeministri Dokle theksoi se "sot në radhë të parë kujtojmë dhe nderojmë heronjtë dhe dëshmorët e luftës, ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut, por njëkohësisht nderojmë familjet e tyre, të cilët shtohen nga dita në ditë, përmes nipërve dhe mbesave të tyre. Kjo është një traditë e shkëlqyer që populli shqiptar kurrë nuk e harron, por e respekton në mendje, në zemër e në cdo veprim".

Ndërsa duke iu drejtuar veteranëve, zv/kryeministri tha se "kush lufton me pushkë për lirinë e atdheut nuk plaket kurrë, ndaj dhe ata mbeten të rinj për Shqipërinë, për integrimin e saj në Bashkimin Europian dhe strukturat euroatlantike".

"Është tradita e këtyre veteranëve, vijoi z. Dokle, që para 60 vitesh u bashkuan me koalicionin botëror antifashist dhe që na ndjek edhe sot si shembull i madh që ne i jemi bashkuar koalicionit botëror kundër terrorizmit, të udhëhequr nga SHBA".

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri vlerësoi gjithashtu se Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare "ishte nje shembull i madh i bashkimit të shqiptarëve kudo, por njëkohësisht ishte dhe një shembull i bashkimit të shqiptarëve me minoritetin, të cilët luftuan, kënduan, e ranë dëshmorë krahë për krah njëri-tjetrit në luftën për clirimin e atdheut". Sipas z. Dokle "bashkimi i luftës është ai bashkim që shfaqet edhe sot në jetën e përditshme, ku shqiptarët e minoritarët jetojnë bashkë, ata nuk janë një mur ndarës por urë bashkimi dhe mirëkuptimi me fqinjin tonë Greqinë".

Zëvendëskryeministri siguroi gjithashtu se, së bashku me një grup deputetësh e përfaqësuesish të qeverisë, ndodheshin sot në Gjirokastër "jo vetëm për të festuar por edhe për të shprehur obligimin e qeverisë për Gjirokastrën dhe për gjithë vendin".

"Programet e Qeverisë synojnë që Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë t'i bëjmë akoma më të zhvilluara më të prosperuara, ndaj në këto vite në pushtet kemi patur në vëmendje të vecantë zhvillimin e vendit për ta integruar atë në strukturat euroatlantike", nënvizoi z. Dokle .

Duke bërë një retrospektivë të ngjarjeve të vitit "97, z. Dokle vuri në dukje se të gjithë e dinë se "socialistët erdhën në pushtet, kur në gjithë Shqipërinë në vend të bankave kishte kriminelë, në vend të policisë kishte hajdutë, në vend të ushtrisë, kishte tanke që përdorëshin për të lëruar tokën, pra ishte një shtet i shkatërruar dhe ne në pak vite ndërtuam shtetin, policinë, ushtrinë".

"Ne rikthyem 29 vjetorin si festë të çlirimit të Shqipërisë. Këtë oblgim të madh para jush, do ta vazhdojmë ta përmbushim nga dita në ditë. Investimet që po bëhen tani në Shqipëri e tregojnë këtë. Ne po ndërtojmë rrugë në cdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Gjirokastër", vijoi më tej zëvendëskryeministri, duke theksuar se, tashmë është i dukshëm fakti se, nëse rrugët e mëparshme janë ndërtuar kryesisht me paratë e dhëna nga institucionet ndërkombëtare, tani ndërtohen me paratë nga buxheti i shtetit shqiptar, siç ishte rasti i fundit ku qeveria dha 40 milionë dollarë për të ndërtuar rrugë në të gjitha zonat e vendit.

Zëvendëskryeministri dhe autoritetet që e shoqëronin vizituan më tej Varrezat e Deshmorëve të Gjirokastrës. Z.Dokle bëri gjithashtu edhe vizita në familjet e dëshmorëve, ku së pari ai vizitoi familjen e dëshmorit të parë të Gjirokastrës, Myzafer Asqeri dhe familjen e deshmorit minoritar, Theodhori Mastora.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›