Qeveria e Republikes se Shqiperise, pasi u njoh me deklaraten e Presidences Holandeze te Bashkimit Europian, vlereson objektivitetin me te cilin Bashkimi Europian percjell zhvillimet ne vendin tone dh
Qeveria e Republikes se Shqiperise, pasi u njoh me deklaraten e Presidences Holandeze te Bashkimit Europian, vlereson objektivitetin me te cilin Bashkimi Europian percjell zhvillimet ne vendin tone dhe e siguron ate se keto rekomandime jane ne vemendjen konstante te Qeverise dhe institucioneve te shtetit shqiptar.
Qeveria mbetet e angazhuar dhe po realizon detyra te rendesishme per integrimin e plote te Shqiperise ne BE. Ne kete kontekst, ceshtjet e ngritura nga Presidenca e BE perbejne tashme angazhime prioritare te Qeverise, ne funksion te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kjo u deshmua me se miri me dokumentin e planit te aksionit dhe te prioriteteve per Partneritetin Europian, te cilin qeveria ia dorezoi para disa ditesh BE-se.
Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur dhe teresisht e angazhuar te konsolidoje me tej progresin e arritur ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme. Ajo do te vazhdoje te inkurajoje dhe mbeshtese bashkepunimin midis policise, prokurorise dhe pushtetit gjyqesor kunder cdo lloj forme te krimit qe cenon rendin kushtetues dhe stabilitetin e institucioneve demokratike.
Ne kete kontekst, theksojme se autoritetet perkatese te drejtesise dhe policise se shtetit kane filluar tashme hetimin lidhur me incidentin e dates 18.08.2004 ne Lazarat per te vene perpara drejtesise autoret dhe mbeshtetesit e tij. Qeveria perfiton nga rasti te perserise ftesen per opoziten qe me qartesi te shprehet ne mbeshtetje te aksioneve te ndermarra per luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te ndryshme perfshi edhe ate te droges.
Qeveria shpreh besimin se institucionet e tjera qe kane gjithashtu detyra ne procesin e integrimit te vendit, partite politike, perfshire edhe ato te opozites, do te lene medyshjet dhe akuzat e pabaza dhe do te angazhohen konkretisht ne kete vullnet per implementimin e reformave jetike per te ardhmen europiane te vendit.
Ne besojme se Presidenca Holandeze shpreh ne deklaraten e saj dhe ne kohen e duhur vemendjen dhe angazhimin e te gjitha vendeve anetare qe punojne ngushtesisht me Shqiperine. Ne do te deshironim qe Presidenca Holandeze ne vleresimet e veta te reflektoje te gjitha informacionet e tjera lidhur me veprimtarine e ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqesorit, te cilet bashkepunojne hapur dhe asistohen nga institucionet e Europes se Bashkuar, te njohura dhe te vleresuara nga vendet e tjera anetare te BE.
Qeveria vlereson shume konstatimet dhe apelin e Bashkimit Europian ne drejtim te reformes zgjedhore, me qellim per te garantuar qe zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 te permbushin standartet nderkombetare. Duke rikonfirmuar vullnetin e saj per zgjidhjen e plote te ceshtjeve sensitive qe lidhen me reformen elektorale dhe listen e votuesve, Qeveria shpreh besimin se edhe autoritetet vendore, ato te administrates zgjedhore, legjislativit dhe komisioneve te tij do te angazhohen seriozisht ne kete reforme komplekse.
Qeveria siguron BE-ne se ceshtjet e te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve ne Shqiperi trajtohen ne baze te standarteve europiane, ne respekt te plote te dokumentave dhe konventave nderkombetare ku Shqiperia eshte pale. Per zgjidhjen e ceshtjeve me konkrete qe lidhen me minoritetet dhe gjendjen e tyre ne Shqiperi, Qeveria ka ngritur se fundmi edhe Komitetin Shteteror te Minoriteteve, i cili eshte i angazhuar te ndaje me strukturat e BE te gjitha problemet dhe shqetesimet e tyre. Lidhur me minoritetin grek ne vendin tone, ne kemi ndertuar nje partneritet ne nivelet me te larta te qeverive, duke e konsideruar kete si pjese te rendesishme te marredhenieve te shumanshme me Greqine mike.
Qeveria siguron BE se mirepret misionin e radhes te Komisionit Europian si dhe takime te tjera me Presidencen Holandeze, si nje mundesi per te verifikuar dhe stimuluar gjithcka lidhet me procesin e integrimit te vendit ne strukturat europiane. Ne jemi te hapur te diskutojme dhe mirepresim ne Tirane cilindo perfaqesues te nderuar te BE apo vendeve anetare, te bindur se ne kete menyre do te arrijme te pershpejtojme kete proces teper te rendesishem per te ardhmen e vendit.