Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me nje delegacion te Qendres "Carter" te kryesuar nga Drejtori i saj z. Jason Calder. Kryeministri Nano ka shprehur falenderimet pe

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me nje delegacion te Qendres "Carter" te kryesuar nga Drejtori i saj z. Jason Calder.
Kryeministri Nano ka shprehur falenderimet per ndihmen dhe asistencen qe ka dhene qendra "Carter", veçanerisht ne hartimin dhe azhornimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit.
"Procesi i Pjesemarrjes eshte vlera e vertete qe i shtohet hartimit dhe implementimit te Strategjise Kombetare per Zhvillimin Social- Ekonomik te vendit dhe kjo eshte arsyeja pse une e konsideroj te nje rendesie te veçante pjesemarrjen e opozites ne bord gjate diskutimit te zhvillimit te se ardhmes afat-mesme dhe afat-gjate te vendit, sebashku me aktore te tjere te shoqerise civile dhe grupeve te tjera te interesuara", tha Kryeministri Nano ne kete takim.
Kryeministri theksoi se duhet te prodhojme nje model zhvillimi te pranuar gjeresisht, perfshire edhe kontributin e opozites, i cili nuk afektohet nga situatat politike.
"Ne kete kontekst,- ka vijuar z. Nano- sfida jone kryesore nuk eshte te shkruajme fjale te bukura, apo thjesht programe dhe strategji zhvillimi, por ne jemi perqendruar ne rritjen dhe implementimin e kapaciteteve te administrates publike. Kjo me qellim qe te sigurojme programime realiste, percaktime prioritetesh dhe ndryshimesh pozitive, nga programet e punes drejt rezultateve konkrete, nga Ministrite deri te perfitimet me te medha ne te gjithe vendin.
"Une jam i sigurte se duke bashkuar perpjekjet tona, ne do te jemi te afte te prodhojme nje produkt solid, duke arritur edhe nje konsesus te gjere te politikaneve, te shoqerise civile, te biznesmeneve e deri te qytetaret e thjeshte" u shpreh kryeministri Nano.