Zedhenesi i Kryeministrit Aldrin Dalipi, dha nje konference per shtyp ku i njohu perfaqesuesit e mediave me vendimet dhe projektligjet qe miratoi sot, ne mbledhjen e radhes, Keshilli I Ministrave. Ne
Zedhenesi i Kryeministrit Aldrin Dalipi, dha nje konference per shtyp ku i njohu perfaqesuesit e mediave me vendimet dhe projektligjet qe miratoi sot, ne mbledhjen e radhes, Keshilli I Ministrave.
Ne deklaraten e tij per shtyp ai tha:
"Mbledhja e Keshillit te Ministrave qe filloi sot ne oren 12.00, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, kishte per tematike: "Thellimin e reformes se decentralizimit te pushtetit vendor nepermjet kalimit ne pronesi te pasurive te paluajteshme". Ne kete mbledhje u miratuan nje numer projektligjesh dhe vendimesh te rendesishme.
Per t'í dhene nxitje te metejshme thellimit te reformes se decentralizimit te pushtetit vendor nepermjet kalimit ne pronesi te pasurive te paluajteme, Keshilli i ministrave miratoi sot kater vendime: Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te bashkive Kucove, Himare e Librazhd si dhe te komunes Maminas. Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, nepermjet Agjensise se Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike, ka filluar punen per inventarizimin e pronave te paluajtshme shteterore ne kuadrin e nje projekti pilot qe shtrihet ne 5 bashki dhe 2 komuna, ne bashkepunim me Institutin Urban te USAID-it. Qellimi i i ketij projekti eshte saktesimi i procedurave dhe i metodikave e formulareve qe duhen perdorur ne bashki dhe komuna me shkalle te ndryshme zhvillimi te procesit te regjistrimit nga zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.
Keshilli I Ministrave, duke pasur nje nga prioritet e tij furnizimin me ujit te pijshem te qytetareve, pas vendimeve e masave te marra ne mjaft qytete e zona te vendit, sot miratoi dhe disa projektligje "Per ratifikimin e marreveshjes se huase, te financimit dhe te projektit te furnizimit me uje te Shqiperise se Mesme, Berat dhe Kucove, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Gjermane per rindertim dhe zhvillim(KFW)", si dhe projektligjin per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar ne projektin "Furnizimi me uje i zonave fshatare te Kavajes II- zona e Manskurise".
Keshilli i ministrave miratoi edhe mjaft vendime projektligje te rendesishme si projektligjin Per ratifikimin e Konventes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Franceze, per shmangjen e taksimit te dyfishte per tatimet mbi te ardhurat e mbi kapitalin dhe per parandalimin e evazionit fiscal, vendimi: Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se tregtise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise; vendimin per miratimin, ne parim, te marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Moldavise, per nxitjen dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve etj.
Nje tjeter vendim me rendesi te veçante qe adoptoi sot Keshilli i Ministrave eshte ai per miratimin e programit analitik te projektakteve qe do te paraqiten per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave, gjate periudhes 2003-2005, dhe te programit analitik te projektakteve qe do te paraqiten ne Keshillin e Ministrave gjate vitit 2003, ne kuader te thellimit te reformave prioritare te axhenedes se stabilizim-asociimit.Ky program eshte mbeshtetur ne nismen propozuese te anetareve te Keshillit te Ministrave, ne rishikimin e angazhimeve te stafeve ne kete funksion dhe konsiston ne perputhjen e axhendave me prioritet drejtues te reformes se Stabilizim-Asociimit.
U adoptua edhe vendimi per miratimin, ne parim, te marreveshjes se trasportit ajror, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, per sherbimet ajrore ndermjet dhe pertej terriroreve respective, vendimi Per zgjerimin e zones se mbrojtur te qytetit antik te Apollonise si dhe vendime te tjera qe me te zgjeruara i kini ne njoftimin per shtyp".
***
U miratua projektligji: "Per ratifikimin e marreveshjes se huase, te financimit dhe te projektit te furnizimit me uje te Shqiperise se mesme, komponentet Berat dhe Kucove, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Gjermane per rindertim dhe zhvillim(KFW)".
Projekti "Furnizimi me uje i Shqiperise se mesme komponentet Berat, Kucove" ka si qellim t'i ofroje konsumatoreve te zonave te Beratit dhe Kucoves furnizim me uje te pijshem ne sasi te mjaftueshme dhe higjenikisht te pranueshme dhe te siguroje sherbime teknike dhe ekonomike eficente te ofruara nga njesia e zbatimit te projektit.
Ne zbatim te projektit parashikohen te kryhen aktivitetet e meposhteme:
· Prodhim dhe shperndarje uji (rehabilitimi i burimit dhe fushes se puseve Bogove, riparimi i 34 km dhe ndertimi i 15 km transmesion kryesor).
· Furnizimi urban me uje (rehabilitime dhe ndertime rezervuaresh, rehabilitim dhe ndertim stacioni pompimi, rindertime, rehabilitime dhe ndertim rrjeti shperndares).
· Furnizimi rural me uje (rehabilitime dhe ndertime rezervuaresh, rehabilitim dhe ndertim stacioni pompimi, rindertime, rehabilitime dhe ndertim rrjeti shperndares).
· Operime dhe kanalizime (furnizim pajisjesh, nderhyrje emergjente ne sistemin e kanalizimeve).
U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar ne projektin "Furnizimi me uje i zonave fshatare te Kavajes II- zona e Manskurise".
Projekti "Furnizimi me Uje Kavaja II, Manskuria" ka per qellim te zgjidhe problemin e furnizimit me uje te pijshem ne Kavaje, Golem, fshatin Agonas si dhe ne zonen e plazhit, gjithsej nje popullsi prej rreth 70 000 banoresh. Si burim i furnizimit me uje do te sherbeje Liqeni i Manskurise, i cili ka nje basen ujembledhes me siperfaqe rreth 9.2 km2. Volumi i ujit ne rezervuar eshte 4.5 milion m3, me nje siperfaqe te pasqyres ujore prej 60 ha.
Projekti parashikohet te zbatohet ne dy faza: Faza I-re; furnizimi me uje deri ne vitin 2010, - 67 l/sek dhe faza a dyte pas vitit 2010, - 97 l/sek deri ne vitin 2020. Sasia e ujit qe do te sigurohet pas trajtimit ne impiant do te jete 100 l/sek.
Impianti i trajtimit parashikohet te jete me nje skeme te thjeshtuar por te pershtatshem per sasine e ujit qe do te perpunohet. Ajo permban filtrin e ngadalshem prej rere me granulometri te ndryshme, dezefektimin me hipoklorit natriumi si dhe basenet grumbulluese. Me ane te kesaj skeme perpunimi realizohet reduktimi i turbullires, largimi i lenedeve te vecanta, eleminimi i baktereve, viruseve, paraziteve si dhe nitrifikimi i amonit.
U miratua projektligji: "Per ratifikimin e Konventes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Franceze, per shmangjen e taksimit te dyfishte per tatimet mbi te ardhurat e mbi kapitalin dhe per parandalimin e evazionit fiskal".
Konventa ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Franceze, per Shmangjen e taksimit te dyfishte per tatimet mbi te ardhurat e mbi kapitalin dhe per parandalimin e evazionit fiskal, qe u nenshkrua ne Tirane ne dhjetor te vitit 2002, krijon nje baze te plote ligjore per trajtimin tatimor te individeve apo personave juridike franceze apo shqiptare qe zhvillojne aktivitet biznesi apo te ardhura te tjera qe bien nen juridiksionin e legjislacioneve tatimore te te dy vendeve. Duke patur aktivitet ne te dy shtetet apo duke qene rezdent i njerit shtet qe siguron te ardhura ne shtetin tjeter, individi apo personi juridik mund te rendohet me tatim te dyfishte (per te njejten te ardhur te tatohet dy here), apo mund te krijoje premisa per shmangie te tatimit ose per evazionin fiskal. Kjo Konvente, trajton pikerisht faktin se si do te shmanget tatimi i dyfishte, duke i dhene te drejten per tatimin e te ardhurave te caktuara vetem njerit shtet apo duke e ndare kete te drejte midis dy shteteve, por pa e renduar subjektin me tatim te dyfishte. Koventa gjithashtu permban dispozita ne baze te te cilave shtetet shkembejne informacione dhe bashkepunojne per parandalimin e evazionit fiskal nga subjektet qe zhvillojne aktivitet ne te dy vendet.
U miratua vendimi "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te bashkise se Kucoves". Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, nepermjet Agjensise se Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike, e ka filluar punen per inventarizimin e pronave te paluajtshme shteterore ne kuadrin e nje projekti pilot qe shtrihet ne 5 bashki dhe 2 komuna, ne bashkepunim me Institutin Urban te USAID-it. Qellimi i projektit eshte saktesimi i procedurave dhe i metodikave e formulareve qe duhen perdorur ne bashki dhe komuna me shkalle te ndryshme zhvillimi te procesit te regjistrimit nga zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.
Bashkia e Kucoves, e perfshire ne kete projekt pilot, perfaqeson rastin kur procesi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme konsiderohet i perfunduar dhe inventarizimi i pronave te paluajtshme shteterore u mbeshtet kryesisht ne materialet e marra nga zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Shteterore.
U adoptua vendimi: "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te bashkise se Himares".
Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, nepermjet Agjensise se Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike, e ka filluar punen per inventarizimin e pronave te paluajtshme shteterore ne kuadrin e projektit pilot qe shtrihet ne 5 bashki dhe 2 komuna, ne bashkepunim me Institutin Urban te USAID-it.
Bashkia e Himares, e perfshire, ne kete Projekt pilot, perfaqeson rastin kur procesi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme nuk ka filluar dhe territori i bashkise ne fjale nuk eshte mbuluar nga aktiviteti i zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Shteterore, para nuk ekzistojne hartat treguese te regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe as librat e ngastrave.
U adoptua vendimi: "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te Bashkise se Librazhdit".
Bashkia e Librazhdit, e perfshire ne kete Projekt pilot, perfaqeson rastin kur procesi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme konsiderohet i perfunduar dhe inventarizimi i pronave te paluajtshme shteterore u mbeshtet kryesisht ne materialet e marra nga zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per pronat e paluajtshme shteterore.
U miratua vendimi:"Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te komunes Maminas".
Komuna e Maminasit, e perfshire ne kete Projekt pilot, ne momentin kur u fillua puna konsiderohej se perfaqesonte rastin kur procesi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme ishte pothuajse i perfunduar dhe per inventarizimin grupi i punes i ngritur ne komune u mbeshtet kryesisht ne materiales e marra nga zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per pronat e paluajtshme shteterore.
U miratua vendimi:"Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.405, date 08.01.1996, te Keshillit te Ministrave, Per Administrimin e Rrjetit Rrugor Kombetar dhe Rrjetit Rural te Republikes se Shqiperise".
Duke vleresuar problematiken e rrjetit rrugor rural ne shkalle vendi, permes takimeve dhe kerkesave te shumta te organeve te qeverisjes vendore, ndermarjeve e sektoreve te rrugeve rurale per investime, rishikimi i inventarit te rrugeve rurale, qe mbulohet nga sherbimi i mirembajtjes e probleme te tjera, kane shtruar nevojen e saktesimit te inventarit te rrugeve rurale dhe klasifikimin e tyre ne rruge me karakter rajonal dhe rruge komunale.
Rruge me karakter komunal (rurale komunale), do te konsiderohen kryesisht ato qe lidhin qendrat e komunave me fshatrat dhe qendrat e banuara, apo rruget lidhese ndermjet fshatrave.
Rruge me karakter rajonal (rurale rajonale) do te konsiderohen kryesisht rruget qe lidhin qendrat e komunave me qendren e rrethit ose rrjetin rrugor nacional, rruge ndermjet dy ose me shume komunave, rruge te rendesise se vecante, si rruget qe lidhin qendrat e banuara me qendrat muzeale, arkeologjike, apo zona te tjera turistike etj.
Inventari i rrrugeve rurale, i miratuar me VKM nr.405, date 08.01.1996 eshte 4139 km.
Rruge rurale gjithsej 9451 km
Rruge rurale rajonale 4471 km
Rruge rurale komunale 4980 km
Si qarku ashtu edhe komunat jane organet pergjegjese per administrimin dhe mirembajtjen e rrugeve rurale. Kriteret per ndarjen e detyrave dhe pergjegjesive caktohen mbi bazen e klasifikimit te rrugeve rurale, ne rajonale dhe komunale. Problemi i mirembajtjes se rrugeve, per rendesine qe paraqet, ne perputhje me zhvillimet ekonomike-shoqerore, eshte bere shume i mprehte .
Qellimi i ketij vendimi eshte permiresimi i inventarit te deritanishem, te rrugeve rurale dhe saktesimi i tij, kategorizimi i tyre, per te ndare pergjegjesite ne administrimin, sherbimin, mirembajtjen, rehabilitimin dhe rikonstruksionin e tyre, nga Keshillat e Komunave, te rrugeve rurale komunale dhe Keshillat e Qarqeve, per rrjetin rrugor rural rajonal.
U miratua vendimi: "Per rishperndarjen e fondeve buxhetore per perballimin e shpenzimeve per ceremonine e varrimit te aviatoreve, te shpallur "Deshmore te Atdheut", ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut.
Miratimi i ketij vendimi eshte nje nderim qe u ben Qeveria Shqiptare kujtimit te te reneve per Atdheun, duke i vendosur eshtrat e deshmoreve pilote ne Varrezat e Deshmoreve.
U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Moldavise, per nxitjen dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve".
Marreveshja synon intesifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perfitimit te ndersjellte. Marreveshja parashikon kompensimin per humbjet nga lufta, kryegritjet e armatosura, luftes civile, ose ngjarjeve te ngjashme. Trajtimi do te jete jo me pak i favorshem se sa trajtimi qe u behet investitoreve vendas apo te nje shteti te trete. Marreveshja parshikon edhe transferimet qe kane te bejne me investimin. Keto transferime mund te kryhen lirisht, pa vonese dhe ne monedhe lirisht te konvertueshme.
U adoptua vendimi: "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se tregtise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se se Bullgarise".
Marreveshjes se tregtise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise u perafrua ne Tirane ne dhjetor te vitit te kaluar dhe eshte e fundit ne procesin e punes se negociatoreve shqiptare, pas atyre me Republiken e Maqedonise, te Kroacise, te Rumanise, te Bosnjes dhe Hercegovines dhe Republikes Federale te Jugosllavise. Marreveshja se tregtise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise, eshte rezultat i procesit dhe angazhimit rajonal. Kjo marreveshje eshte bashkerenduar dhe koordinuar ne vijimesi me komunitetin e biznesit shqiptar, nepermjet perfaqesuesve te ketij komuniteti, (bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise, Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH) etj), ne grupin ne gociator.
Marreveshja e tregtise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise synon:
· qe Republika e Shqiperise te plotesoje angazhimet e saj qe kane te bejne me Memorandumin e mirekuptimit per liberalizimin dhe lehtesimin e tregtise ndermjet vendeve perfituese te Paktit te Stabilitetit, nenshkruar nga Ministrat e Tregtise te vendeve te Europes Juglindore, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit,
· plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian
· Per arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise etj.
Duke patur parasysh rritjen e volumit te shkembimeve tregtare ne te ardhmen me Republiken e Bullgarise, objekt i kesaj marreveshjeje parashikohet nje kompesim i ketij efekti nga rritja e te ardhurave nga TVSH-ja.
U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se trasportit ajror, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, per sherbimet ajrore ndermjet dhe pertej terriroreve respective".
Nenshkrimi i kesaj Marreveshje te re krijon kushte mjaft lehtesuese per transportin ajror, ndermjet dy vendeve, ne rritjen e cilesise se sherbimeve te shoqerive ajrore, numrit te fluturimeve, te pasagjereve, lehtesimit te procedurave ne pikat e hyrje-daljeve te kontrollit, procedurave doganore si dhe ne terminalet respektive. Kjo marreveshje percakton rregulla te plota dhe te hollesishme per zhvillimin modern te trasportit ajror midis dy vendeve, duke krijuar kushte te favorshme per rritjen e shkembimeve tregtare dhe te biznesit si dhe te levizjes se lire te njerezve dhe mallrave. Kjo marreveshje percakton kushte mjaft lehtesuese per levizjen e udhetareve ne linja te rregullta, te sigurta, te grupeve te ndryshme turistike-kulturore, e cila do t'i sherbeje integrimit te popujve dhe kulturave ne Rajon dhe me gjere.
Ne kete marreveshje jane percaktuar ne menyre te pergjithshme parimet e operimeve te sherbimeve te Shoqerive Ajrore, te drejtat e trafikut ajror, te sigurimit te aviacionit civil shqiptar, te tarifave, te aktiviteteve tregetare, te aplikimit te shoqerive ajrore, jo te rregullta, te shkembimit te informacioneve dhe te statistikave ne fushen e aviacionit civil, te rregjistrimeve te avioneve si dhe te njohjes ne baze te reciprocitetit te certifikatave dhe te licensave te kompetencave, te ruajtjes se mjedisit dhe te nivelit te zhurmave, etj.
U miratua vendimi "Per zgjerimin e zones se mbrojtur te qytetit antik te Apollonise".
Ky vendim ka per qellim zgjerimin e zones se mbrojtur te Sitit Arkeologjik te Apollonise. Zgjerimi I zones se mbrojtur nder te tjera do re sjelle:
Zgjerimin e siperfaqes dhe te inventarit te vlerave kulturore te perfshira ne kete hapesire arkeologjike dhe kulturore;
Mbrojtjen dhe zgjerimin potencial te siperfaqeve te cilat do t'i nenshtrohen ne te ardhmen e afert geremimeve te metejshme arkeologjike;
Hedhjen e hapave per ngritjen e strukturave menaxhuese te pavarura per kete sit, te cilat do te sjellin edhe nje mireadministrim te tij;
Mbrojtjen e kesaj zone nga ndertimet dhe zhvillimet pa kriter ne te ardhemn dhe mundesi per ndaljen e cdo arbitrariteti ndaj saj ;
Ky vendim krijon mundesite per zgjerimin e statusit ligjor te Apollonise, duke synuar forcimin e metejshem te tij,
Nxitjen e turizmit kulturor edhe ne kete perle te trashegimise Kulturore shqiptare.
Rritjen e fondeve te restaurimeve per monumentet dhe perberesit e tjere te sitit te Apollonise etj.
U adoptua vendimi per miratimin e programit analitik te projektakteve qe do te paraqiten per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave, gjate periudhes 2003-2005, dhe te programit analitik te projektakteve qe do te paraqiten ne Keshillin e Ministrave gjate vitit 2003, ne kuader te thellimit te reformave prioritare te axhenedes se stabilizim-asociimit".
Miratimi i matrices se akteve te programuara synon konkretizimin dhe pasqyrimin sa me efektiv te angazhimeve dhe nismave te anetareve te Keshillit te Ministrave, ne kuader te permiresimit dhe plotesimit te legjislacionit, si dhe ne perfshirjen e mekanizmave ligjore, ne funksionim te zbatimit te legjislacionit ekzistues, duke siguruar bashkepunimin dhe bashkerendimin e nismave, iniciuese dhe propozuese, te ministrave.
Ky program eshte mbeshtetur ne nismen propozuese te anetareve te Keshillit te Ministrave, ne rishikimin e angazhimeve te stafeve ne kete funksion dhe konsiston ne perputhjen e axhendave me prioritet drejtues te reformes se Stabilizim-Asociimit.
Ne kete kendveshtrim te axhendes reformuese eshte percaktuar kuadri regullator, normativ, percates, me prioritete ne fusha te caktuara, si ne administraten publike, privatizimin, drejtesine, shendetesine, rendin dhe mbrojtjen, ne sistemin e pagave, pensioneve dhe sigurimeve shoqerore, ne zhvillimin e transportit dhe te telekomunikacioneve, ne drejtim te nxitjes dhe zhvillimit te urbanistikes dhe te hartimit te strategjise se zhvillimit te turizmit, ne permiresimin e kuadrit ligjor ne fushen e arsimit dhe te shkences, ne financat publike, ne organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, ne mbrojtjen e tokes dhe te pyjeve, etj.