E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i dorezon plan-veprimin e rekomandimeve Saninos

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e komitetit ndërministror të integrimit, i ka dorëzuar drejtorit të Zgjerimit të KE-së plan-veprimin e hartuar për zbatimin e rekomandimeve të kërkuara për procesin e integrimit, i cili është hartuar pas një pune serioze nga mazhoranca, opozita, shoqëria civile dhe me ndihmën direkte të përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
“Kam nderin dhe kënaqësinë t’i dorëzoj planin e veprimit, i cili është një plan i hartuar pas një pune serioze të përbashkët të të gjithë forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opzoitës, shoqërisë civile dhe në një ndihmë direkte serioze të KE –së, përfaqësuesit e të cilit gjatë kësaj periudhe kanë patur në qendër të vëmendjes ndihmën e vendit tonë për të çuar përpara reformat e nevojshme për procesin e integrimit”-deklaroi kryeministri.
Në prezencë edhe të drejtorit të Zgjerimit në KE, Sanino, kryeministri e ka cilësuar procesin e integrimit një proces gjithëpërfshirës, ndërsa ka informuar për arritjet e vendit të tij, përsa u takon disa reformave të rëndësishme si ajo elektorale, reforma në gjyqësor, gjykata administrative dhe përmirësimi i rregullores së parlamentit.
“Procesi i integrimit mbetet procesi më themelor për Shqipërinë e shqiptarët për të cilin qeveria ka vendosur të ndërmarrë çdo masë për të përmbushur detyrimet e saj, por ky proces është gjithëpërfshirës dhe të gjitha forcat politike në vend kanë programin e tyre integrimin ne BE”- theksoi Berisha ndërsa ftoi të gjitha forcat politike në vend që të bëhen bashkëaksionere në projektin më madhor të vendit të tyre atë të integrimit në BE
Ndërkaq kryemisnitri ka informuar Saninon se pozita dhe opozita janë dakort për heqjen e imunitetit, ndërsa ka theksuar se janë bërë hapa pozitivë për reformën e pronësisë dhe brenda këtij mandati do të përfundojë regjistri dixhital i pronës, për të cilin Berisha u shpreh mjaft optimist në realizimin tij.
Gjithashtu një vëmendje të veçantë kryeministri i kushtoi të drejtave dhe lirive të të njeriut sidomos të minoriteteve.
Nga ana e tij drejtori i Zgjerimti në KE Stefano Sanino duke e cilësuar plan-veprinmin një dokument serioz ka theksuar se procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës dhe në zbatimin e tij të përfshihen të gjitha palët. Ai ka kërkuar përfundimin sa më të shpejtë të reformës elektorale, ndërsa mirëpret heqjen e imunitetit të zyrtarëve. Gjithashtu drejtori për zgjerimin ka këkruar angazhimin e të gjitha palëve në favor të integrimit, ndërsa ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë “Të gjithë bashkë do çojmë Shqipërinë në BE”-ka deklaruar Sanino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›