E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin per disbursimin e kestit te dyte te te perndjekurve

Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar kundërshtitë e PS-së lidhur me dëmshpërblimin e të përndjekurve si të pabaza. Shefi i qeverisë deklaroi se lufta çlirimtare është një trashëgimi e popullit shqiptar dhe përpjekja për ta pronësuar atë është qesharakae, veçanërisht nga ata që vazhduan të jenë vazhdimësi jurdike e partisë së punës dhe ende nuk kanë kërkuar të falur.
“Lufta çlirimtare është një trashëgimi e popullit shqiptar, përpjekja për ta pronësuar atë është qesharake, veçanërisht nga ata që vazhduan të jenë i vazhdimësi juridike e partisë së punës dhe një herë nuk kanë kërkuar të falur. Imagjinoni ju se si shqiptarë fitimtarë u kthyen në të humbur nga një diktaturë e një individi që është quajtur hitleri i pasluftës. Ata që e përdorin këtë çështje se mendojnë të kenë përfitime politike bëhen qesharakë. Shqiptarët e dinë, i vetmi shpërblim që bënë ishte ai për nomenklaturën. Ndaj dhe këto vendime i hapin rrugë një procesi që nuk do të ndërpritet deri ditën kur do të shlyhen të gjitha detyrimet e shqiptarëve ndaj tyre.”-deklaori kryeministri.
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri propozoi një reduktim të ri procedurash, dokumentash apo kohe në disa sektorë të tregut ekonomik në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›