Pipero Mbi 97 e territorit te vendit furnizim me uje te paster

Mbi 97% e territorit të vendit furnizohet me ujë bakterologjikisht të pastër. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero është shprehur se nga kontrollet e cilësisëe së ujit në 565 pika të ndryshme, Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar se cilësia e ujit të pijshëm ka ardhur nga viti në vit duke u përmirësuar dhe kohët e fundit nuk është shfaqur asnjë sëmundje për të cilat shkak ka qenë uji.
Këto deklarata drejtori i politikave shëndetësore Pellumb Pipero i bëri gjatë një aktiviteti sensibilizues në kuadër të ditës botërore të ujit organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Shoqata e Ujit dhe Kanalizimeve përfaqësuesit e të cilëve bënë apel për mos shpërdorimin e ujit, pasi ai është një burim i çmuar.