E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes ka nisur rehabilitimin e rrugeve te amortizuara

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjitha rrugëve të amortizuara. Prej tre javësh po punohet në rrugët kryesore e ato dytësore. Këto punime nisën pasi përfundoi identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem.
Kryeqyteti prej vitesh ka vuajtur mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore.
Gropat të vjetra e të reja kanë shqetësuar banorët që jetojnë në qendër e periferi.
Të gjitha këto janë pasqyruar herë pas here në abc neës në kërkim të zgjidhjes së munguar.
Por vëmendje të veçantë i kushtoi edhe Bashkia e Tiranës e cila në buxhetin e këtij vitit ka parashikuar rikonstruksionin e 153 mijë metrave katrorë të rrugëve ekzistuese, rikonstruksionin e afro 80 mijë metër katrorë trotuarësh.
Këtë vit do të ndërtohen rreth 65.000 m2 rrugë, prej të cilave 33.000 m2 rrugë të reja.
Por përveç këtyre, drejtoria e menaxhimit të shërbimeve ndërmori një tjetër aksion për te rehabilituar mbi 50 rrugë të prishura që prej vitesh janë shndërruar në makth për qytetarët.
“Që prej datës 27 shkurt Ndërmarja nr. 1 e Bashkisë së Tiranës ka nisur punën për të rehabilituar të gjitha rrugët e amortizuara.
Këtu përfshihen jo vetëm rrugët kryesore, por edhe ato brenda lagjeve.
Prej tre javësh grupe të shumta pune të Bashkisë së Kryeqytetit janë shpërndarë në të gjithë Tiranën për ti dhënë një pamje të rregullt këtyre rrugëve e mbi të gjitha për ti dhënë fund shetësimit të drejtuesve të mjeteve që përballen çdo ditë me gropat e krijuara në vite.”
Pas afro një jave rrugët e amortizuara do të bëhen të kalueshme për automjetet dhe nje stres me pak për kryeqytetasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›