Kryeministri inauguroi fillimin e punimeve per By-Passin e Fierit
Kryeministri Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve për By-Passin e Fierit, vlera e të cilit është 40 milion euro.
Në vlerësimin e kreut të qeverisë 16 qershori do të mbetet një datë e shënuar, në përpjekjet për një Shqipëri të zhvilluar.
“By-Passi i Fierit do t'i shërbejë këtij qyteti, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Nga Mbrostari deri në Konispol janë investuar 1.4 mln euro, janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë”, u shpreh Berisha.
Por përballë këtyre zhvillimeve dhe përpjekjeve për ta çuar më tej atë, për kreun e qeverisë, qëndron alternativa e mohimit.
"Alternativa e autobusit mavi kërkon të mohoi rrugët, bizneset dhe arritjet tuaja. Shoku i autobusit Rama përpiqet të mbjelli vetëm mohim, mashtrim, dhe trillime. Sipas Ramës Shqipëria e vërtetë është vetëm ajo e etërve të tij. Ne do marrim statusin, jemi drejt zhvillimit. Për Kocon dhe adhuruesin e tij në këto katër vite s’ka ndodhur asgjë, NATO është natë, BE s’do të thotë as bukë e as ujë, autostradat s’janë ndërtuar. Edi Rama përpiqet të mbjellë zhgënjim, të dëmtojë përpjekjet tuaja. Kocon e përzutë ju nga Fieri dhe shkoi në Vlorë. Ndaj ju ftoj më 23 qershor të bashkohemi në alternativën tonë, në ndërtimin e infrastrukturës më moderne, alternativën e dinjitetit. Ta lëmë Kocon e Ramën në autobus, të ecim përpara. Të vazhdojnë ata rrugën për në banesën e harresës”, theksoi Kryeministri.