E Diel, 1 Nëntor 2026

Revista Forbes Berisha nje shembull per Presidentin Barak Obama

Ne kohe krize shteti me i fuqishem i botes Amerika mund te marre shembull nga Shqiperia. Me keto fjale e nis artikullin e tij per ndryshimet mbreselenese ekonomike te Shqiperise Steve Forbes kryeredaktor i revistes me te madhe ekonomike ne bote Forbes.

Sipas tij vendi i vogel ballkanik qe per dekada te tera qendroi peng i nje prej diktaturave me mizore ne bote eshte sot nje prej ekonomive me vibrante ne Evrope.

Ne fakt thote Forbes Shqiperia eshte gjithashtu i vetmi komb evropian qe pati nje rritje ekonomike ne vitin 2009. Por zhvillimi i vendit nuk ndaloi me kaq. Edhe ne 2010 eksportet jane rritur me 85 per qind.

Investimet e huaja po vershojne te ardhurat per fryme ne vitin 1992 ishin 200 dollare ne vit tani jane mbi 3.500 deficiti buxhetor eshte pak a shume 3.1 perqind i GDP-se ne krahasim me 10 perqind te Uashingtonit.

Niveli i varferise ne Shtetet e Bashkuara po rritet argumenton Forbes por ne Shqiperi po ulet ndjeshem.

E nese Administrata Obama po minon sipas revistes te drejtat e prones Shqiperia po shkon ne drejtimin e kundert.

Po merr te gjitha hapat per te forcuar keto te drejta por edhe pavaresine e gjyqesorit arkitekti i mrekullise ekonomike te Shqiperise per Forbes eshte kryeministri Sali Berisha i cili ne intervisten e tij dhene revistes prestigjioze tregoi me krenari arritjet e vendit te vogel ballkanik qe po kthehet ne nje shembull qe duhet te ndiqet nga te gjithe. Por si ia doli Shqiperia shtron pyetjen kryeredaktori i kesaj reviste te njohur.

Tre vjet me pare Berisha uli taksen e sheshte per te ardhurat personale dhe ato te biznesit procedurat e nisjes se nje biznesi te huaj u thjeshtezuan.

Per keto hapa Berisha thote se u frymezua nga Ronald Regan dhe per Forbes ky frymezim duhet te jete edhe per administraten amerikane.

Duke shfaqur hapur kritiken kunder situates ekonomike ne Shtetet e Bashkuara Steve Forbes shpreh keqardhjen qe shkenca nuk ka avancuar kaq shume qe te mund te klonohet nje Sali Berishe te dyte me te cilin te zevendesohen te gjithe zyrtaret ekonomike te qeverise se sotme amerikane.

Vijon me publikimin e komentit te plote te z.Forbes

Lexoni intervisten e plote te z.Berisha per z.Forbes

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›