Lufta monetare bota e varur nga Juani kinez
A mos ndodhemi para nje gare zhvleresimi te monedhave kombetare cka do ta fuste ekonomine boterore ne nje krize tjeter Shkak per kete pyetje eshte konflikti ne shkallezim mes SHBA-se dhe Kines.
SHBA e akuzon Kinen se duke mbajtur artificialisht te ulet vleren e monedhes kombetare Juanit siguron pa te drejte avantazhe ne eksporte. Por Kina refuzon ta lere monedhen e saj ti nenshtrohet lojes se tregjeve.
As Banka Boterore si financuese e projekteve per zhvillim dhe as FMN-ja si zjarrfikes financiar i OKB-se nuk jane instancat e pershtatshme ku mund te merren vendime per kurset e kembimit. Megjithate kjo teme do te jete strumbullar diskutimesh ne takimin e vjeshtes te te dy organizatave ne Uashington.
Per drejtorin e FMN-se Dominique Strauss-Kahn ceshtja eshte krejt e qarte.
Nje lufte monetare eshte nje perkufizim tejet militarist por fakt eshte se disa i shohin monedhat kombetare si arme dhe kjo nuk eshte mire per ekonomine boterore tha Strauss-Kahn ne Uashington. Ekonomia duhet te gjeje nje ekuiliber te ri dhe kjo nuk mund te ndodhe nese pengohet percaktimi i kurseve te kembimit ne tregjet e lira.
Nje verejtje e cila shkon qarte ne llogari te Kines e cila eshte nderkohe ekonomia e dyte me e madhe e globit por qe eshte dukshem pak e prezantuar ne instancat vendimmarrese te FMN-se. Kina kerkon me shume te drejte fjale. Shefi i FMN-se drejtoi nje apel i cili serish i drejtohej qarte Kines
Sa me shume te drejte fjale marrin ne Fondin Monetar vendet ne ekspansion industrial aq me shume pergjegjesi duhet te pranojne per stabilitetin e sistemit. Ato mund te zgjedhin te jene ne qender te sistemit apo ne periferi te tij.
Por nese duan te jene ne qender sic eshte deshira legjitime e shume vendeve ne ekspansion industrial atehere duhet te pranojne pergjegjesine per veprimet e tyre dhe pasojat per ekonomine boterore.
Me fjale te tjera kush e mban ne periudhe afatgjate te ulet kursin e kembimit te monedhes se vet kombetare dhe siguron keshtu avantazhe ne eksport forcon ate fenomen qe FMN-ja dhe Banka Boterore duan te luftojne disekuilibrat ne ekonomine boterore te cilet vazhdojne te ekzistojne megjithe rritjen e moderuar ekonomike.
Edhe presidenti i Bankes Boterore Robert Zoellick flet per rritje te moderuar te ekonomise boterore por kjo ne disa vende eshte e pamjaftueshme per te krijuar vende pune. Kur ka papunesi te larte ka edhe tensione.
Kete e shohim tani tek debati per kurset e kembimit. Vendet e industrializuara i lene te luhaten te lira kurset e tyre ndersa disa vende ne ekspansion i mbajne te uleta kurset per te nxitur eksportet. E gjitha kjo shkakton tensione. Por historia ka treguar se nje gare per zhvleresimin e valutave nuk ka te ardhme.
Tani ne kemi me shume lojtare se me pare tha Zoellick dha ata kane interesa te ndryshme. Gjendemi ne kohe te veshtira sa i takon ekonomise qe shkaktojne tensione. Propozimi im eshte qe fillimisht te merremi me keto tensione. Nese lejojme qe ato te kthehen ne konflikte te forta apo proteksionizem rrezikojme te perserisim gabimet e viteve 30 te shekullit te kaluar. Ishin ato gabime qe shkaktuan shperthimin e krizes se pare te madhe ekonomike mbareboterore.