Kryeministri izraelit në Gjermani për bisedime me kancelaren Merkel
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Gjermani për bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të përsërisë thirrjet që t'i jepet fund ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor.
Takimi zhvilohet disa ditë pas diskutimeve rreth vendbanimeve mes zotit Netanyahu dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, takim të cilit të dy politikanët e cilësuan si shumë produktiv. Me anë të një deklarate të përbashkët, kryeministri Netanjahu dhe i dërguari amerikan Miçell, thanë se kishin rënë dakord mbi rëndësinë e rifillimit të negociatave domethënëse.
Palestinezët thonë se nuk do të marrin pjesë në përpjekjet e paqes, në se nuk ndërpritet ndërtimi i venbanimeve. Zëdhënësi i zotit Netanjahu tha dje se kjo çështje mund të zgjidhet së shpejti dhe se bisedimet e paqes mund të fillojnë brënda disa javësh. Zyrtartë izraelitë dhe palestinezë kanë thënë se zoti Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abas mund të takohen muajin e ardhshëm në kuadrin e sesionit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.//kh//