Rezervat e gjakut të ulëta, mungojnë dhuruesit
Dhurimi vullnetar i gjakut ende mbetet problem për mjekësinë shqipetare. Rezervat në bankat e gjakut janë të ulëta dhe ata që vuajnë këtë janë të sëmurët me anemi kronike. Dhe pse dhurimi vullnetar është rritur, duhet ende sensibilizim.
TIRANE- Muajt e verës kanë ulur në nivele shqetësuese rezervat e gjakut në Qendrën Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni Irena Qendro, emergjencat që kanë qenë kryesisht nga aksidentet janë përballuar, por ka qenë shumë i vështirë furnizimi me gjak i të sëmurëve me anemi kronike.
“Gjatë kësaj periudhe më tepër konsumohet gjak nga emergjencat dhe nga anemitë kronike që kërkojnë të marrin gjak. Problem gjatë periudhës së verës mbetet furnizimi me gjak i pacientëve me anemi kronike. Gjaku që ata kanë marrë gjatë kësaj periudhe ka qenë më pak dhe periudha nga transfuzioni në tranfiuzion kërkojnë një periudhë më të gjatë”- u shpreh Irena Qendro, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut.
Sipas Qendros, gjaku dhurohet në përgjithësi nga familjarë të të sëmurëve dhe vullnetarë, ndaj në këtë periudhë dhurimi ka qenë i ulët për shkak të moskryerjes së operacioneve të planifikuara dhe mbylljes së institucioneve.
“Vihet re rënie e dhurimeve si nga familjarët, por edhe dhurim vullnetar, kjo është arsyeja pse për ta ka më pak gjak”- tha Qendro.
Fillimi i muajit shtator do të sjellë një shtim të rezervave të gjakut si shkak i sesioneve të planifikuara të dhurimit të gjakut bën të ditur Qendro. Sipas saj ka ende nevojë që qytetarët të sensibilizohen për dhurimin vullnetar të gjakut.
“Nëse para tre vitesh ne 50 për qind të burimeve i kishim nga dhënës me pagesë, tani i kemi më pak se 10 për qind në Tiranë që janë dhënës me pagesë, këtu ka hapa përpara, por që duhet më shumë sensibilizim”- tha Qendro.
Mjekët thonë se dhurimi i gjakut të paktën një herë në vit ndihmon pastrimin e gjakut dhe njëkohësisht edhe rigjenerimin e organizmit të njeriut, ndaj dhe qytetaret duhet ta bëjnë një gjë të tillë. (a.r/news24/balkanweb)