E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri kanadez, kërkon pezullim të Parlamentit

Toronto, 4 Dhjetor, 12:12, NOA - Kryeministri kanadez, Stefën Harpër ka lajmëruar se do të ndërmarrë sot një hap të paprecedent, duke kërkuar pezullimin e Parlamentit të vendit, deri më 27 janar, për të shmangur një humbje nga opozita.

Ky hap ekstrem i Harpërit është i fundit në krizën kushtetuese që ka përfshirë Kanadanë, prej javës së shkuar, kur kryeministri tentoi të pakësojë financimet për partitë, të kundërshtuar nga opozita.

Harpër me konservatorët e tij fitoi, dhe pse në minorancë, zgjedhjet e 14 tetorit të kaluar, por tashmë për të është kërkuar një mocion mos-besimi në Parlament, të hënën e ardhshme. Liberalët e majtë dhe demokratët e rinj, janë angazhuar në rrëzimin e Harpërit dhe krijimin e një koalicioni të ri qeverisës në Kanada.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›