E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri kërkon masa energjike për kujdesin ndaj fëmijëve dhe stabilizimin e shkollave

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të marrë masa energjike për të siguruar përkujdesjen më të madhe për fëmijët dhe të moshuarit e familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit.  

“Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, në rast se është e nevojshme, të improvizojë kopshte ditore apo javore, si të jetë më e mirë për banoret, fëmijët e tjerë, të cilët për shkak të humbjes së familjarëve kanë mbetur të vetmuar apo gjysmë të vetmuar, të merren në qendrën e kujdesit të fëmijëve. Të moshuarit, të cilët kanë  humbur mbështetjen, të sistemohen në shtëpitë e kujdesit për të moshuar. Veprimi duhet të jetë energjik,” u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit duhet të fillojë planin e masave për stabilizimin e shkollave. Për këtë, tha Kryeministri, do të përdoren fonde nga buxheti dhe donacione të huaja.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›