E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton disa familje të viktimave të tragjedisë në Gërdec

Kryeministri Berisha vizitoi sot pasdite disa familje të viktimave të tragjedisë së ndodhur Gërdec, familjen Durda, familjen Kruja dhe familjen e oficerit te xhenios Besnik Canga. Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve ngushëllimet më të sinqerta dhe i siguroi ata se do të kenë mbështetjen e përkrahjen e shtetit dhe të autoriteteve lokale dhe se shtëpitë dhe pasuritë e tyre do të rindërtohen.  

“Kam ardhur të shpreh ngushëllimet e mia më të thella, të ndaj dhimbjen me ju. Ne nuk mund të kompensojmë humbjen e njerëzve tuaj, por për të gjitha aspektet e tjera, qeveria do të bëjë çdo gjë që familjet tuaja të kapërcejnë këtë situatë. Kam biseduar me kryetarin e Bashkisë dhe ne do të marrim çdo masë dhe çdo ndihmë që u nevojitet, për t’ju lehtësuar dhimbjen, për shkak të mungesës së njeriut tuaj të dashur," u shpreh Kryeministri. 

Pjesëtarët e familjes Kruja falënderuan Kryeministrin Berisha për angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë, të bashkisë së Vorës, të forcave të ushtrisë dhe strukturave të tjera shtetërore  në përballimin dhe lehtësimin e fatkeqësisë së tyre.

Kryeministri premtoi sërish se qeveria do të bëjë çdo gjë për të krijuar lehtësitë maksimale për këto familje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›