E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me familjarë të personave të humbur

Pas vizitës në familjet e viktimave në Vorë, Kryeministri Berisha priti në një takim familjarë të  personave që rezultojnë të humbur, të cilët janë në pritje të njohjes së trupave të njerëzve të tyre të dashur.

Familjarët i shprehën Kryeministrit Berisha dhimbjen e tyre, si dhe kërkuan një përshpejtim të procedurave të identifikimit të personave të humbur në tragjedinë e Gërdecit, për të lehtësuar në këtë mënyrë dhimbjen e familjeve.

Kryeministri Berisha siguroi se do të bënte të pamundurën që kjo procedurë të përshpejtohej dhe se këto familje do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të saj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›