Shqipëria, azil për të gjithë refugjatët sirianë
17-08-2013 / Gazeta 55
Javët e fundit policia kufitare ka ndaluar dhjetëra emigrantë të paligjshëm që kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri nga vendet fqinje. Të gjithë klandestinët i nënshtrohet më pas intervistimit për të kuptuar qëllimin e kalimit të tyre përmes territorit shqiptar. Të ndaluarit janë kryesisht shtetas marokiene, palestinezë, irakienë e sirianë. Për këta ta fundit Shqipëria zbaton rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara për kufij të hapur, duke pranuar të gjitha kërkesat për azil.
Për të gjithë klandestinët e tjerë policia e shtetit zbaton procedurat e kthimit në vendet e origjinës. Vetëm në 5 ditët e fundit në kufirin jugor të vendit janë ndaluar më shumë se 100 klandestinë që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.