E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhjet për ngërçin në KQZ/Kristaq Kume: Termi reformatim nuk ekziston në Kodin Zgjedhor, marrëveshje, ose ndryshim në Kod

17-08-2013 / Gazeta 55

Termi riformatim nuk ekziston në Kodin Zgjedhor, ndaj subjektet politike që kërkojnë këtë duhet të bëjnë të qartë nëse presin plotësim të KQZ, apo ndërprerje të mandatit të anëtareve të tij dhe për këtë duhet të gjejnë referencen ligjore. Kështu shprehet ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume.
“Koncepti reformatim nuk ka asnjë lidhje dhe nuk është i shprehur në asnjë nga germat e Kodit Zgjedhor. S’ka pse të përdoret në këtë rast një term i tillë reformatim. S’ka pse të kërkohet tryezë, por le të thuhet ashtu siç e ka ligji. Pra, kërkohet të ndërpritet mandati i anëtarëve të KQZ, ka një dispozitë të caktuar për këtë”, u shpreh ai. 
Për Kumen ka një zgjidhje që mund të arrihet përmes një marrëveshje politike, ndërsa zgjidhja e dytë do të ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor. “Nëse parlamenti i ardhshëm do të bënte plotësimin e vendeve vakante, i ka të gjitha mundësitë që në seancë të fillojë të njihet procedura me ato që janë bërë në parlamentin e ardhshëm me kushtin që të bihet dakord, në mënyrë që vendi i tretë në KQZ që duhet të ishte nga partitë e opozitës, t’i jepet partisë Lëvizja Socialiste për Integrim”. Qëndrimi i Kumes vjen pas kërkesës së nënkryetarit të LSi, Petrit Vasili, i cili kërkoi riformatim të KQZ dhe paralajmëroi uljen në tryezë për të zgjidhur ngërçin në këtë institucion, që vazhdon të funksionojë me 4 anëtarë, pa kuorumin e duhur për vendimarrje të rëndësishme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›