E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri maqedonas, Gruevski nesër vizitë në Tiranë

22-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita përkon me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërshtetërore, duke nënvizuar marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferit dhe nisma të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror. Gruevski vjen në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008. Kryeministria ka zbardhur axhendën e pritjes dhe takimeve të Gruevskit gjatë të premtes.

Ora 09.30 Ceremonia zyrtare e pritjes në kryeministri
Ora 09.45 Takim tet a tet i dy Kryeministrave
Ora 10.00 Bisedimet mes dy delegacioneve
Ora 10.50 Nënshkrimi i marrëveshjeve, në prani të kryeministrave
Ora 11.00 Konferencë e përbashkët për shtyp
Ora 15.30 Forumi i Bashkëpunimit Ekonomi, Hotel ” Sheraton”, Salla” Iliria” II. Përshëndetet nga dy kryeministrat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›