Gjirokastër, Spahia: Dënimet e rënda për klandestinët
Analiza e gjyqësorit në Gjirokastër, ka evidentuar disa probleme lidhur me të drejtat e qytetarëve. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahia ka folur me tone të ashpra lidhur me dënimet e ashpra që u jepen qytetarëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
GJIROKASTER- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, ka shprehur tone kritike ndaj proceseve gjyqësore të organizuara në gjykatat e Apelit dhe të Faktit rrethin e Gjirokastrës. Spahiu ka sjellë dy çështje konkrete gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Gjirokastrës, të cilat janë karakteristike për këtë qark, si kalimi ilegal i kufirit dhe ndryshimi i kombësisë.
“Janë evidentuar disa probleme, ne na kanë interesuar karakteristikat dhe fenomenet që shfaqen në këto gjykata, siç është kalimi i paligjshëm i kufijve ku janë me dhjetëra çështje penale të gjykuara nga Gjykata e Gjirokastrës ka dhjetëra dënime si dhe ka debate të gjata për masat e ashpra”- u shpreh Nënkryetari i KLD-së, Spahia, pas mbledhjes së organizuar me dyer të mbyllura për televizionin “News24”.
Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahia i ka tërhequr vëmendjen gjyqtarit të Apelit dhe Shkallës së Parë në Gjirokastër për proceset e shumta të ndryshimit të kombësisë të atyre qytetarëve që e kërkojnë atë.
“Kemi tërhequr vëmendjen për kërkesat e ndryshimit të kombësive, duke kërkuar me forcë që në asnjë rast të mos cënohet ligji dhe procedurat për kërkesat e qytetarëve shqiptarë për ndryshimin e kombësive, kjo është e patolerueshme.”-tha më tej Spahia.
Për kalimin ë çështjeve nga Gjykata e Përmentit në atë të Gjirokastrës dhe rrjedhimisht ngushtimin e funksioneve të saj Spahia është shprehur se Gjyklata e Përmetit dhe Tepelenës nuk mund të trajtohen në mënyrë të vecantë dhe se Këshilli i Lartë do të mbajë një standard për gjykatat. Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahia, i ka bërë këto deklarata pas një takimi me dyer të mbyllura që organizojë me gjykatësit e gjykatave të Faktit dhe Apelit në Gjirokastër.
(a.r/news24/balkanweb)