"Reforma e OKB, perputhet me te qeverise"
Reforma e ndermarre nga Kombet e Bashkuara me iniciativen "Nje OKB", perputhet plotesisht ne konceptin dhe filozofine e saj, me reformat e ndermarra gjate viteve te fundit nga qeveria shqiptare. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ministri i Shtetit, Genc Pollo gjate mbledhjes e radhes e Komitetit per Modernizimit e Qeverise ku u diskutua mbi ecurine e ketij programi ne vendin tone. Ne kete takim moren pjese ministra dhe zevendesministra, anetare te Komitetit, ishte e pranishme edhe Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Tirane, Gulden Turkozz-Cosslett si dhe drejtues te Agjencive te Kombeve te Bashkuara. Ne kete takim, ministri Pollo vleresoi se prioritetet e perfshira ne programin "Nje OKB", te cilat jane te nje rendesie te vecante per vendin tone dhe perputhje te plote me prioritetet e perfshira ne Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim, si dhe strategjite sektoriale e ndersektoriale. Nga ana e saj, Gulden Turkozz-Cosslett vleresoi rolin udheheqes te qeverise shqiptare ne hartimin dhe zbatimin e programit, si dhe beri nje prezantim te shkurter mbi ecurine e tij. Programi "Nje OKB" 2007-2010 eshte ndertuar mbi axhenden e reformave te vendosura nga shtetet anetare te OKB-se, te cilat kerkuan nga sistemi te pershpejtoje perpjekjet per te rritur koherencen dhe efektivitetin e veprimeve ne terren.