E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri merr pjesë në inaugurimin të ri-shtresëzimit të segmentit Fier-Levan

20-05-2013 / Gazeta 55

Fier - Berisha: Kujtimet e Edi Ramës, si “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Enver Hoxha

“Në katër vitet e ardhshme ndër të tjera do të mundësohet 3-fishimi i grandeve për fermerët shqiptarë dhe marrja e statusit të vendit kandidat”. Kjo garanci u dha nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë inaugurimit të  ri-veshjes së segmentit Fier-Levan. Gjatë fjalës së tij pas inaugurimit, Kryeministri, duke iu referuar asaj çfarë ofron alternativa e majtë, vlerësoi si të rëndësishme zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në ceremoninë e ri-shtresëzimit të 8.1 kilometrave nga Fieri në Levan, kryeministri Berisha u kujdes personalisht që trafiku të mos bllokohej. I nxitur nga prezantimi i Edi Ramës, një ditë më parë si kandidat për deputet në Vlorë, Berisha nuk mundi të mos hidhte batuta, duke e krahasuar dokumentarin e tij me “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Enver Hoxha. “Rruga që ishte shndërruar në një rrugë mundimi të vërtetë për gjithë transportin nga jugu në drejtim të Tiranës dhe e kundërta, rrugë që në shkallën e rrënimit dëmtonte interesat e banorëve, fermerëve të kësaj zone, bizneseve dhe kjo siç e shihni në parametrat më të mira të historisë së saj. Dje kryetari i PS, i paraqitur Vlorës e vlonjatëve kujtimet e e vegjëlisë. Paraqiti veten fëmijë në plazh, normal, por qëllimi pse e bëri ishte djallëzor, sepse aleanca e 1 prillit dëshmoi së është aleanca e shkuljes së veshit. Edhe dje ftoi një qytetar t’i shkulet veshin, por nuk shkoi. Por ne nuk do merremi me kujtimet e vegjëlisë, por me rritje rrogash, pensionesh, me modernizimin e vendit, shtrirjen e teknologjisë së lartë. Do bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë edhe më shumë më tërheqëse për investimet e huaja”, deklaroi Berisha. Sipas tij, Shqipëria pret 4-vjeçarin që vjen projektet më gjigante të historisë së saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›