E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri mesazh ngushellimi Mbretit te Arabise Saudite

Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar, një mesazh Madhërisë së tij, Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abulaziz Al Saud, ku i shpreh në emër të qeverisë shqiptare ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz Al Saud. Në këtë mesazh drejtuar kreu i qeverisë shqiptare shkruan: “Ndarja nga jeta e Princit të Kurorës, Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Vëllait të dashur të Madhërisë suaj, Najef bin Abdel Aziz, ishte një lajm tronditës dhe humbje e madhe për Madhërinë tuaj, vendin dhe kombin tuaj dhe për miqtë tuaj në Shqipëri dhe në botë”.
Kryeministri Berisha shkruan se shqiptarët dhe Shqipëria kanë pasur tek Princi i Kurorës një mik të madh dhe të çmuar. Në këtë mesazh ngushëllimi, kryeministri Berisha shprehet se duke ndarë zinë dhe hidhërimin e kësaj dite të rëndë, në emër të qeverisë shqiptare i përcjell Mbretit Abdullah bin Abulaziz Al Saud, familjes dhe kombit mik të Arabisë Saudite, ngushëllimet më të sinqerta. Shfi i ekzekutivit shkruan në këtë mesazh se i lutet Zotit, që shpirti i vëllait Najef, Princit të Kurorës, të gjejë paqen e merituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›