Masat per sezonin turistik dhe goditja e narkotrafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj, ka realizuar takime në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, me policinë kufitare e Delta Forcë, në Komisariatet e Sarandës dhe Delvinës si dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe atë të kufirit në Gjirokastër.
Dy kanë qenë pikat kryesore të diskutuara gjatë takimeve, masat e marra për sezonin turistik veror si dhe parandalimi i mbjelljes së kanabisit dhe rritja e forcës goditëse ndaj narkotrafiqeve.
Drejtori Burgaj, vlerësoi angazhimin e forcave të policisë në uljen e kultivimit të drogave që sipas statistikave vetëm në vitin e kaluar u ul me 50 përqind, si dhe në rritjen e forcës goditës që për të njëjtën periudhë është trefishuar.
Drejtori i Përgjithshëm i vlerësoi trajnimet e kryera brenda dhe jashtë vendit si përdorimi i teknikave speciale në hetime.
Drejtori I Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me komunitetin e zonës së Lazaratit dhe sensibilizimin e tyre në mos kultivimin e kanabisit, çka ka sjellë uljen e dukshme të mbjelljes së kanabisit edhe në zonat më të thella.
Përsa i përket masave të marra për sezonin turistik Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar bashkërendimin e punës mes shërbimeve të policisë së rendit, policisë kriminale, asaj të qarkyullimit rrugor dhe policisë kufitare për një terren të sigurtë e të qetë për pushuesit vendas dhe turistët e huaj.