E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri mesazh ngushëllimi familjes Klosi

27-04-2012 / Gazeta 55

Berisha: Humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile

Kryeministri Berisha, përmes një mesazhi, i shprehu sot ngushëllimet familjes së publicistit të njohur, Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme. Kryeministri shprehet se ndarja nga jeta e Ardianit është një humbje e pakompensueshme për familjarët, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre.
“Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre”, shkruhej në mesazhin ngushëllues të kreut të qeverisë për familjen Klosi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›