E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uashington, Berisha takim me kryetarin e Kongresit amerikan, John Boeher si dhe me anëtarë kongresmenë

27-04-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve njëkohësisht kreu i Kongresit amerikan, John Boehner e ka vlerësuar si të mrekullueshme punën e bërë deri tani nga qeveria  shqiptare. Zhvillimet dhe reformat në Shqipëri, perspektiva e saj europiane pas anëtarësimin në NATO dhe kriza në Erurozonë ishin tema kryesore në takimin e kreut të qeverisë shqiptare, Sali Berisha me kreun e Kongresit, njëri prej përfaqësuesve më të lartë në hierarkinë shtetërore amerikane. Në përgjigje të interesit të zoti Boehner, kryeministri Berisha e njohu me reformat dhe arritjet e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, në politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, energji apo turizëm. Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen e Presidentit, Kongresit dhe kombit amerikan për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke theksuar se tashmë prioritet kryesor i qeverisë shqiptare mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.
“Keni bërë një punë të mrekullueshme për ta çuar vendin në rrugën e duhur. Jemi shumë të kënaqur nga raportet që marrim mbi zhvillimet në Shqipëri” - u shpreh z. Boehner.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të ftuar Kryetarin e Kongresit, për të vizituar Shqipërinë, duke i theksuar se për shqiptaret do të ishte një nder i madh që në 100 vjetorin e pavarësisë të mirëpresin një mik të shquar.
Në Uashington, Kryeministri Berisha u takua dhe me grupin e miqësisë SHBA-Shqipëri, në Kongresin Amerikan. Kongresmenët demokratë e republikanë i shprehen Kryeministrit Berisha angazhimin për të kontribuuar në konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për ta mbështetur Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë funksionale, por dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.
Kryeministri e vlerësoi si të jashtëzakonshëm kontributin e dhënë nga kombi amerikan në këtë aspekt, po ashtu edhe për ndihmën bujare që SHBA dhe taksapaguesit amerikanë i kanë dhënë Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe.
Duke i vlerësuar si të jashtëzakonshëm arritjet dhe potencialet që ofron për më tej Shqipëria, kongresmenët uruan Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë dhe i shprehën dëshirën për të vizituar Shqipërinë, e cila, siç theksuan ata, ofron vërtet një mozaik të bukurive natyrore , dhe zhvillimeve e transformimeve dinamike, si asnjë vend tjetër në rajon.
Në një takim të veçantë kreu i qeverisë shqiptare e njohu kongresmenin, Eliot Engel, me rezultatet e vizitës në SHBA takimin me Sekretaren e Shtetit Klinton, si dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Më tej, pasi vlerësoi kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj, Kryeministri i shprehu atij mirënjohjen më të thellë. Në përgjigje të interesimit të zotit Engel, Kryeministri Berisha e njohu me normalizimin e situatës politike dhe theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit dhe situata në rajon. Në fund të takimit, kongresmeni Engel i ripohoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe i premtoi se do të marrë pjesë në  festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.
Kryeministri Berisha theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në Parlament, duke përmbushur reforma të rëndësishme të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian. Kryeministri i shprehu zotit Engel mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Në fund të takimit, kongresmeni Engel ripohoi angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe premtoi se do të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›