Berisha: PS hipokrite, ajo nuk do integrimin
Eva Gjura
Mos votimi i tre ligjeve nga ana e opozites i humb Shqiperise shansin per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE per te tretin vit radhazi. Megjithese shanset duken te pakta per ta pasur nje reagim pozitiv nga ana e opozites, kryeministri Berisha nuk resht se ftuari opoziten, qe te heqe dore nga politika e bllokimit dhe te votoje tre ligjet qe kerkon Komisioni Evropian me qellim qe Shqiperia te marre nje pergjigje pozitive. Nga komuna Farke ne Tirane ku ndodhej per disa inaugurime te rendesishme, kryeministri Berisha duke iu drejtuar opozites eshte shprehur se koha per te permbushur kete detyrim madhor nuk pret. Ai shtoi se, "cdo vonim i tyre u jep te drejte te tjereve te mendojne se keta njerez ose jane hipokrite e nuk e duan, ose jane te papjekur, te paqyteteruar e nuk kane interesa kombetare e shoqerore". Me tej kryeministri u shpreh se, "ky 100 vjetor eshte nje apel i fuqishem per ne, te bashkohemi, te punojme sebashku ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare, ne interesin me te mire te Shqiperise, ne interesin me te mire te se ardhmes sone. Kundershtine jane te zakonshme ne nje sistem pluralist, por, kurre, ato nuk duhet te behen pengese, per te realizuar qellime te perbashketa fisnike". Kreu i mazhorances eshte shprehur i gatshem te ulet ne nje tryeze me kreun e opozites per amendimin e ketyre ligjeve, nese kjo konsiderohet e domosdoshme. Duke iu referuar kushtit te shpallur nga opozita per qarkun e Fierit, kryeministri Berisha u shpreh edhe njehere se, ky eshte thjeshte nje justifikim per te bllokuar integrimin, pasi zgjidhja e ceshtjes eshte hedhur per shqyrtim dhe ajo eshte zgjidhja qe ne themel. "E ftoj zotin Rama te ulemi ne cdo kohe, ne qofte se eshte problemi per te debatuar tre ligjet, per t'i amenduar, nese kane mendime per t'i permiresuar. Cdo ore qe kalon eshte ore shume e cmuar. Ne natyren time, une jam optimist, por kur shoh se, pasi kane shkuar ne gjykate per gjykimin e thelbit te ceshtjes, e shtyne gjykimin dhe kerkuan qe ai te behet pas dates 22 dhe kur gjykatesit nuk i degjuan, pothuaj u terhoqen nga gjykimi, kjo fakton se me kete vendim, qendron nje akt shume, shume i papergjegjshem. Nje akt me te cilin synohet t'u bllokohet shqiptareve, ne 100 vjetorin e pavaresise se tyre, marrja e statusit te vendit kandidat ne BE. Le te jem une i gabuar! Por serish e ftoj zotin Rama, te ulemi sot pasdite, ne darke, neser, ne cdo kohe, per tre ligjet, te bejme cdo permiresim qe ata propozojne dhe ne nuk kemi asnje kundershtim, ne menyre qe endrra Evropiane e shqiptareve te marre nje realizim tjeter, te ri", ka theksuar kryeministri. Per te mos prishur endrren Evropiane te shqiptareve , kryeministri Berisha ka ftuar edhe njehere Ramen qe te votoje tre ligjet qe kerkon Brukseli dhe qe kane muaj qe presin ne parlament. "Ne menyren me te sinqerte, dua t'i them se eshte gabim fatal te rrahe gjoksin se mund te bllokoje. Nuk eshte kjo, ajo qe qytetaret e ketij vendi presin nga ti! Nuk eshte kjo, ajo qe mund te imagjinojne se mund te besh! Shqiptaret, kudo qe jane, pavaresisht nga bindjet partiake, pavaresisht nga vendi ku ndodhen, askush, i madh e i vogel, nuk arrin kurre te kuptoje sesi nje force politike, nder me kryesoret e vendit, refuzon te votoje keto ligje, qe kerkohen ne menyre te drejtperdrejte nga Komisioni Europian" tha Berisha.