Meta Konkurenca modernizim i politikes Rama Ne gare per te fituar 2013
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur zyrtarisht sot garën për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike, votimi për të cilën do të zhvillohet në Konventën e LSI më datat 27 dhe 28 tetor. Kandidatët Ilir Meta dhe Luan Rama kanë shprehur pikëpamjet e tyre, ku prioritet i tyre mbeten zgjedhjet e 2013.
Kreu aktual i LSI-së Ilir Meta duke vlerësuar kandidimin e Luan Ramës për kreun e LSI- është shprehur se konkurrenca është një mjet për modernizimin e politikës shqiptare.
“Për ne konkurrenca është një mjet për modernizimin e politikës shqiptare. Është e rëndësishme të zhvillohet në mënyrë të drejtë e të përgjegjshme dhe përgjësinë e ka komiteti organizator. LSI të përfitojë nga ky debat, ku të gjithë të kemi mundësi të përmirësohemi më tej”- u shpreh kreu i LSI-së.
Meta theksoi se ky proces ka rëndësi për LSI dhe ridimensionimin e saj të mëtejshëm edhe për politikën, ku LSI luan rol të rëndësishëm ndikues dhe përcaktues në dobi të stabilitetit, në dobi të proceseve integruese dhe në dobi të reformave që perspektiva evropiane e vendit të vijë duke u përforcuar.
Meta ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin konstruktiv të LSI dhe frymën e e bashkëpunimit të arsyeshëm dhe racional në kuvend dhe jashtë tij.
“Kjo ka qenë fryma e LSI gjatë kësaj periudhe dhe kjo do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen, sepse politika shqiptare nuk ka nevojë për retorikë destruktive, për një konflikt që kontaminon jetën politike, klimën dhe dialogun, por për një bashkëpunim mbi interesat e vendit, që forcon institucionet, forcon dhe përmirëson ekonominë e vendit dhe të qytetarëve dhe nxjerr në pah gjithçka të mirë që ka vendi dhe që ka si moto përmirësimin e vazhdueshëm. LSI do ketë kredo të përmirësohet më tej. – vijoi Meta, i cili garën për kryetar të LSI e vlerësoi si një vizion afatgjatë përtej zgjedhjeve të 2013.
“Si forcë e re LSI është çliruar nga komplekset dhe do arrijë të sjellë një vizion të ri e përgjegjshmëri të lartë, kemi proces gjithëpërfshirës të një vendi që ka shumë për të dhënë për të forcuar stabilitetin e rajonit tonë, i cili ka edhe sfidat e tij, ka nevojë për forca politike që e orientojnë debatin drejt zgjidhjeve dhe jo drejt konflikteve”- theksoi Meta, i cili shtoi se LSI pas 28 tetorit do jetë një forcë e dobishme dhe do i japë zgjidhje problemeve.
Luan Rama: Jam në garë jo për të mundur Metën, por të fitojmë 2013
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e ka vlerësuar kandidimin e tij për kreun e kësaj force politike si një mundësi dhe kontribut në zgjedhjet e 2013.
“Në këtë fazë të LSI të mund të ofroj një kontribut më shumë dhe të shpalos në këto zgjedhje një vlerë tjetër me synimin që të ruajmë gjithçka të mirë që ka bërë LSI që me themelimin e saj, po duke mos u kënaqur me atë që është bërë dhe për zgjedhjet e 2013 në këtë frymë e zhvillimesh demokratike që dominojnë LSI”- u shpreh Rama, i cili tha se do të ofrojë në këtë garë një platformë konkrete zgjidhjesh që është edhe prioriteti i tij kryesor.
“Jo thjesht për të përligjur faktin që kemi një garë të mund ta institucionalizojmë më mirë debatin brenda nesh në nje debat publik dhe institucional. Përmes kësaj fushate sjellim një fushatë realiste dhe fryme demokratike, sepse kështu dëshmojmë forcën dhe vitalitetin tonë”- vijoi ëm tej Rama i cili shtoi se kontaktojë edhe strukturat në nivel lokal.
Gjithashtu Rama premtoi se do të zhvillojë në garë të drejtë dhe të ndershme në funksion të LSI-së për të fituar zgjedhjet e 2013.
“Duke respektuar zotin Meta për gjithçka ka bërë do i ofroj një garë të ndershme, luajale dhe frymë sinqeriteti në çdo vlerësim me qëllim që gjithçka të jetë në të mirë të LSI-së. Jam në garë jo për të mundur Metën, por të fitojmë 2013”- përfundoi kandidati Luan Rama.