Kryeministri ne ceremonine e 60 vjetorit te Fakultetit te Mjekesise
Kryeministri, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në 60 vjetorin e Fakultetit të Mjekësisë. Duke risjellë në kujtesë pikërisht pozicionin e tij si pjesë e këtij niveli si në mësimnxënie ashtu dhe në mësimdhënie, kreu i qeverisë shqiptarë shprehu vlerësimet dhe nderimet më të madha, për të gjithë profesorët dhe studentët e tij.
“Përulem me nderimin më të madh para burrave e grave që themeluan Fakultetin e Mjekësisë, ishin korifenj të vërtetë të mendimit humanist shqiptar, ishin shkencëtarë, ishin mjek të aftësive më të mëdha, që me punën dhe përkushtimin e tyre hodhën themelet e një mjekësie moderne. Mirënjohje dhe nderim të madh për profesorët, koleget dhe studentët e mi të cilët në një betejë të pandërprerë, një betejë legjendë, në çdo minutë në çdo ditë, tek shtrati i të sëmurit në çdo skaj të vendit, ja kanë dalë sot të vendosin Shqipërinë në treguesit më cilësorë të shëndeti në hartën e vendeve të zhvilluara”, vuri në dukje, Berisha, gjatë përshëndetjes së tij në këtë përvjetor.
Madje, në këtë kontekst Kryeministri nënvizoi faktin se vendi është paraqitet me vdekshmërinë më të ulët.
Por duke nënvizuar rëndësinë e këtij fakulteti, Berisha vlerësoi progresin që shfaqin gjeneratat që studiojnë për mjekësi, duke publikuar punime shkencore nga më të shkëlqyerat. Për këtë arsye, Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit ta shpallë atë universitet.
Fakultetit të Mjekësisë në 60 vjetorin e themelimit iu akordua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani titulli Nderi i Kombit, për kontributin e shquar në mjekësinë shqiptare. Në këtë ditë të veçantë u shpërndanë diplomat për bluzat e bardha të së ardhmes në Shqipëri.
Fakultetit të Mjekësisë në 60 vjetorin e themelimit iu akordua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani titulli Nderi i Kombit, për kontributin e shquar në mjekësinë shqiptare. Në këtë ditë të veçantë u shpërndanë diplomat për bluzat e bardha të së ardhmes në Shqipëri.