Bastet kompania rimburson lojtaret

Në shumë raste, gabimet e gjyqtarëve bëjnë që të apasionuarit pas basteve të humbasin. Për këtë arsye, kompania irlandeze e basteve, “Paddy Poëer”, ka vendosur të aplikojë “Justice Payout”, ose ndryshe “drejtësinë në pagesë”.
Në këtë mënyrë, “bookmaker”-i ka paguar si fituese të gjitha bastet e vendosura në Itali për ndeshjen Catania-Juventus. Takimi u fitua 1-0 nga bardhezinjtë, por gjithçka ndodhi mes polemikave të shumta për arbitrimin e dobët.
Për të gjitha polemikat e krijuara, në media dhe në opinionin sportiv në Itali, kompania “Paddy Poëer” ka vendosur të paguajë të gjithë bastet tekë për këtë ndeshje. Në këtë mënyrë, fitues nuk kanë qenë vetëm ata që kishin vendosur bast për fitoren e Juventusit, por edhe ata më të guximshmit, që kuotonin fitoren e Catanias apo barazimin.
“Në disa raste një rezultat është aq i padrejtë, sa rimbursimi është i nevojshëm”. Ky është mesazhi që kompania irlandeze e basteve ka vendosur të japë, duke prezantuar në këtë mënyrë një kod të pashkruar “të drejtësisë” në futbollin italian, që është tronditur nga themelet prej skandaleve të basteve.
Drejtuesit e kësaj kompanie në Itali, konfirmojnë se kompensimi do të bëhet, pasi “Justice Payout” është një traditë që përdoret shpesh në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë, kur ndeshjet karakterizohen nga episode shumë të diskutueshme, që ndikojnë në mënyrë direkte në rezultat.
Si për ironi të fatit, “Paddy Poëer” po paguan të gjitha bastet prej Nicklas Bendtner: sulmuesi ishte në pozicion jashtë lojë gjatë aksionit ku Vidal shënoi golin e fitores, ndërsa gjatë Euro 2012, kjo kompani bëri reklamë të paautorizuar pikërisht duke shfrytëzuar lojtarin e Danimarkës.