E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martanesh humbin jeten dy minatore

Aksidentohen për vdekje dy minatorë mbrëmjen e së hënës tek “Zona e Re” në një galeri private të Martaneshit. Nga policia e Dibrës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në subjektin privat “Alb Cani”. Sipas policisë dy viktimat janë Vehbi Stafa 50 vjeç i cili ka humbur jetën pasi është nxjerrë nga ambientet e brendshme të galerisë nga punëtorët e tjerë që ndodheshin në galeri ndërsa Ermal Elezi ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit. Nga policia paraprakisht dyshohet se 50 vjeçari Vehbi Stafa po shpërthente një granatë për të siguruar kalimin brenda galerisë ,shpërthim i cili ka shkaktuar rënien e masivit të gurëve sipër trupit të tij dhe punëtorit tjetër Ermal Elezi. Policia po heton rrethanat  në të cilën humbi jetën 50 vjeçari Vehbi Stafa dhe shtetasi tjetër Ermal Elezi 30 vjeç. Sipas policisë të dy viktimat ishin punonjës të firmës private  “Alb Cani” e cila operonte në Zonën e Re të Martaneshit dhe nxirrte krom nga galeria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›