E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri ngushëllon familjen e gazetares Erma Zargoçani

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së gazetares Erma Zargoçani, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Në mesazhin e ngushëllimit Kryeministri shprehet:

“Të dashur familjarë dhe të afërm të Erma Zargoçanit,

Mësova me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të bijës tuaj të shtrenjtë, gazetares Erma Zargoçani, e cila humbi jetën pas një sëmundje të rëndë. Vdekja e parakohshme e njeriut tuaj të shtrenjtë, e gazetares së talentuar të ekonomisë Erma Zargoçani, është një humbje e madhe për familjen e saj, të afërmit, por edhe për të gjithë kolegët e saj gazetarë. Ju shpreh ju dhe të gjithë njerëzve të saj të dashur ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe për vdekjen e njeriut tuaj të shtrenjtë.

Me respekt, Sali Berisha.”


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›